Sahihu i Buhariut — Hadithi 2099

Shitblerja · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Aliu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani se Amri tregon: “Një person, i quajtur Nevas, posedonte deve të sëmura. Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) shkoi dhe bleu ca të tilla nga një ortak i tij. Ortaku vajti dhe i tha: - I shitëm ato deve. - Kujt ia ke shitur? - pyeti Nevasi. - Një plaku kështu e kështu. - Mjerë ti, ai është Ibn Omeri. - Ortaku im të ka shitur deve të sëmura, pa të njohur kush je, - i tha Nevasi Ibn Omerit. - Grahi (t'i marrësh prapë), - tha Ibn Omeri. Kur shkoi t'i grahë, i tha: “Lëri. Pajtohem me gjykimin e të Dërguarit të Allahut ﷺ, i cili ka thënë: “Sëmundja nuk bartet vetvetiu.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَلِيٌّ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ قَالَ: قَالَ عَمْرٌو: كَانَ هَاهُنَا رَجُلٌ اسْمُهُ نَوَّاسٌ، وَكَانَتْ عِنْدَهُ إِبِلٌ هِيمٌ، فَذَهَبَ ابْنُ عُمَرَ - رضى الله عنهما - فَاشْتَرَى تِلْكَ الإِبِلَ مِنْ شَرِيكٍ لَهُ، فَجَاءَ إِلَيْهِ شَرِيكُهُ فَقَالَ: بِعْنَا تِلْكَ الإِبِلَ. فَقَالَ: مِمَّنْ بِعْتَهَا؟ قَالَ: مِنْ شَيْخٍ، كَذَا وَكَذَا. فَقَالَ: وَيْحَكَ ذَاكَ - وَاللَّهِ - ابْنُ عُمَرَ. فَجَاءَهُ فَقَالَ: إِنَّ شَرِيكِي بَاعَكَ إِبِلاً هِيمًا، وَلَمْ يَعْرِفْكَ. قَالَ: فَاسْتَقْهَا. قَالَ: فَلَمَّا ذَهَبَ يَسْتَاقُهَا. فَقَالَ: دَعْهَا، رَضِينَا بِقَضَاءِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ: "لاَ عَدْوَى" . سَمِعَ سُفْيَانُ عَمْرًا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2099