Sahihu i Buhariut — Hadithi 2100

Shitblerja · Transmetuesi: Ebu Katade Sulemiu

Shqip

Abdullah ibn Mesleme na ka treguar nga Maliku, e ky nga Jahja ibn Seidi, e ky nga Ibn Eflahu, e ky nga Ebu Muhamedi, i çrobëruari i Ebu Katades, se Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “U nisëm me të Dërguarin e Allahut ﷺ vitin e Betejës së Hunejnit dhe më dha një parzmore. Më vonë, e shita parzmoren dhe bleva një kopsht te benu selime. Kjo ka qenë pasuria e parë që kam fituar në Islam.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مَسْلَمَةَ، عَنْ مَالِكٍ، عَنْ يَحْيَى بْنِ سَعِيدٍ، عَنِ ابْنِ أَفْلَحَ، عَنْ أَبِي مُحَمَّدٍ، مَوْلَى أَبِي قَتَادَةَ عَنْ أَبِي قَتَادَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: خَرَجْنَا مَعَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ عَامَ حُنَيْنٍ، [فَأَعْطَاهُ - يَعْنِي دِرْعًا ـ] فَبِعْتُ الدِّرْعَ، فَابْتَعْتُ بِهِ مَخْرَفًا فِي بَنِي سَلِمَةَ، فَإِنَّهُ لأَوَّلُ مَالٍ تَأَثَّلْتُهُ فِي الإِسْلاَمِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2100