Sahihu i Buhariut — Hadithi 2122

Shitblerja · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ubejdullah ibn Ebu Jezidi, e ky nga Nafi ibn Xhubejr ibn Mutëimi se Ebu Hurejre Devsiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ doli në mesditë, as më foli, as i fola gjë, derisa arritëm te tregu Benu Kajnuka, ku u ul në oborr të Fatimes dhe tha: “Ku është vogëlushi? Ku është vogëlushi?” (Aludonte në Hasenin, të birin e Fatimes.) Fatimja e vonoi paksa. Si duket i vishte ndonjë rrobë ose e lante. Haseni doli me vrap, e Pejgamberi ﷺ e përqafoi dhe e puthi, pastaj tha: “O Allah, duaje atë dhe duaji ata që e duan atë!” Sufjani ka thënë: “Ubejdullahu tregon se e ka parë Nafi ibn Xhubejrin duke falur vitrin një rekat.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي يَزِيدَ، عَنْ نَافِعِ بْنِ جُبَيْرِ بْنِ مُطْعِمٍ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ الدَّوْسِيِّ - رضى الله عنه - قَالَ: خَرَجَ النَّبِيُّ ﷺ فِي طَائِفَةِ النَّهَارِ لاَ يُكَلِّمُنِي وَلاَ أُكَلِّمُهُ حَتَّى أَتَى سُوقَ بَنِي قَيْنُقَاعَ، فَجَلَسَ بِفِنَاءِ بَيْتِ فَاطِمَةَ فَقَالَ: "أَثَمَّ لُكَعُ؟ أَثَمَّ لُكَعُ؟" فَحَبَسَتْهُ شَيْئًا فَظَنَنْتُ أَنَّهَا تُلْبِسُهُ سِخَابًا أَوْ تُغَسِّلُهُ، فَجَاءَ يَشْتَدُّ حَتَّى عَانَقَهُ وَقَبَّلَهُ، وَقَالَ: "اللَّهُمَّ أَحْبِبْهُ وَأَحِبَّ مَنْ يُحِبُّهُ". قَالَ سُفْيَانُ: قَالَ عُبَيْدُ اللَّهِ: أَخْبَرَنِي أَنَّهُ رَأَى نَافِعَ بْنَ جُبَيْرٍ أَوْتَرَ بِرَكْعَةٍ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2122