Muhamed ibn Sinani na ka thënë: Na ka treguar Fulejhu, e këtij i ka treguar Hilali se Ata ibn Jesari tregon: “E takova Abdullah ibn Amër ibn Asin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe i thashë: “Më trego rreth përshkrimit të Dërguarit të Allahut ﷺ në Tevrat.” - Po, - tha ai, - betohem në Allahun se në Tevrat është përshkruar me disa cilësi që janë përmendur në Kuran: “O Pejgamber, Ne të dërguam ty dëshmues, përgëzues dhe paralajmërues”, (Ahzab, 45) mbrojtës të popullit analfabet (arab), ti je robi dhe i Dërguari Im. Të kam emërtuar “i mbështeturi (në Allahun)”. Nuk je i pamoralshëm e as i vrazhdë, as e ngrit zërin në treg, as e kthen të keqen me të keqe, por i toleron dhe i fal gabimet. Allahu nuk do t'ia marrë shpirtin pa e drejtuar popullin e devijuar (arabët idhujtarë) e të thonë “la ilahe il-lallah (s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut)”, fjalë me të cilën do të hapë disa sy të verbër, veshë të shurdhër dhe zemra të mbështjella. (Transmetimin nga) Fulejhu e ka fuqizuar Abdulaziz ibn Ebu Seleme nga Hilali, kurse Seidi ka thënë: “Nga Hilali, e ky nga Atai, e ky nga Ibn Selami.”
حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ سِنَانٍ: حَدَّثَنَا فُلَيْحٌ: حَدَّثَنَا هِلاَلٌ، عَنْ عَطَاءِ بْنِ يَسَارٍ قَالَ: لَقِيتُ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ عَمْرِو بْنِ الْعَاصِ - رضى الله عنهما - قُلْتُ: أَخْبِرْنِي عَنْ صِفَةِ، رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فِي التَّوْرَاةِ. قَالَ: أَجَلْ، وَاللَّهِ إِنَّهُ لَمَوْصُوفٌ فِي التَّوْرَاةِ بِبَعْضِ صِفَتِهِ فِي الْقُرْآنِ: ﴿ يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ إِنَّا أَرْسَلْنَاكَ شَاهِدًا وَمُبَشِّرًا وَنَذِيرًا﴾ [الأحزاب: ٤٥] وَحِرْزًا لِلأُمِّيِّينَ، أَنْتَ عَبْدِي وَرَسُولِي سَمَّيْتُكَ الْمُتَوَكِّلَ، لَيْسَ بِفَظٍّ وَلاَ غَلِيظٍ وَلاَ سَخَّابٍ فِي الأَسْوَاقِ، وَلاَ يَدْفَعُ بِالسَّيِّئَةِ السَّيِّئَةَ وَلَكِنْ يَعْفُو وَيَغْفِرُ، وَلَنْ يَقْبِضَهُ اللَّهُ حَتَّى يُقِيمَ بِهِ الْمِلَّةَ الْعَوْجَاءَ بِأَنْ يَقُولُوا: لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ. وَيَفْتَحُ بِهَا أَعْيُنٌ عُمْيٌ، وَآذَانٌ صُمٌّ، وَقُلُوبٌ غُلْفٌ. تَابَعَهُ عَبْدُ الْعَزِيزِ بْنُ أَبِي سَلَمَةَ عَنْ هِلاَلٍ. وَقَالَ سَعِيدٌ عَنْ هِلاَلٍ عَنْ عَطَاءٍ عَنِ ابْنِ سَلاَمٍ.