Sahihu i Buhariut — Hadithi 2134

Shitblerja · Transmetuesi: Omer ibn Hatabi

Shqip

Aliu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Amër ibn Dinari, e ky nga Zuhriu se Malik ibn Evsi tregon se ka pyetur: “Kush ka mundësi të më këmbejë ca para?” - Unë, - tha Talhai, - veç sa të kthehet punëtori i depos nga Gabja. Sufjani ka thënë: “Kjo është ajo që kemi mbajtur në mend nga Zuhriu, pa ndonjë shtesë.” Pastaj vazhdon: “Më ka treguar Malik ibn Evsi se e ka dëgjuar Omer ibn Hatabin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) duke transmetuar se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Këmbimi i arit me ar konsiderohet kamatë, përveç nëse këmbehet dorë më dorë në sasi të barabartë; (këmbimi) i grurit me grurë konsiderohet kamatë, përveç dorë më dorë në sasi të barabartë; (këmbimi) i hurmave me hurma konsiderohet kamatë, përveç dorë më dorë në sasi të barabartë dhe (këmbimi) i tërshërës me tërshërë konsiderohet kamatë, përveç dorë më dorë në sasi të barabartë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَلِيٌّ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ: كَانَ عَمْرُو بْنُ دِينَارٍ يُحَدِّثُهُ عَنِ الزُّهْرِيِّ، عَنْ مَالِكِ بْنِ أَوْسٍ أَنَّهُ قَالَ: مَنْ عِنْدَهُ صَرْفٌ؟ فَقَالَ طَلْحَةُ: أَنَا، حَتَّى يَجِيءَ خَازِنُنَا مِنَ الْغَابَةِ. قَالَ سُفْيَانُك هُوَ الَّذِي حَفِظْنَاهُ مِنَ الزُّهْرِيِّ لَيْسَ فِيهِ زِيَادَةٌ. فَقَالَ: أَخْبَرَنِي مَالِكُ بْنُ أَوْسٍ: أَنَّهُ سَمِعَ عُمَرَ بْنَ الْخَطَّابِ - رضى الله عنه - يُخْبِرُ عَنْ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ قَالَ: "الذَّهَبُ بِالْوَرِقِ رِبًا إِلاَّ هَاءَ وَهَاءَ، وَالْبُرُّ بِالْبُرِّ رِبًا إِلاَّ هَاءَ وَهَاءَ، وَالتَّمْرُ بِالتَّمْرِ رِبًا إِلاَّ هَاءَ وَهَاءَ، وَالشَّعِيرُ بِالشَّعِيرِ رِبًا إِلاَّ هَاءَ وَهَاءَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2134