Hasen ibn Ebu Abadi na ka thënë: Na ka treguar Hemami, e ky e ka dëgjuar Nafiun se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Aishja kërkoi ta blinte Berirën. Pejgamberi ﷺ doli për namaz dhe, me t'u kthyer, Aishja i tha: “Refuzuan të ma shesin (Berirën), përveçse me kusht që merita e çrobërimit t'u takojë atyre.” Pejgamberi ﷺ tha: “Merita e çrobërimit i takon atij që e liron (robin) .” Hemami thotë: “E pyeta Nafiun: “Burri i saj ishte i lirë apo rob?” Ai iu përgjigj: “E ku ta di unë?”
حَدَّثَنَا حَسَّانُ بْنُ أَبِي عَبَّادٍ: حَدَّثَنَا هَمَّامٌ قَالَ: سَمِعْتُ نَافِعًا، يُحَدِّثُ عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما: أَنَّ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - سَاوَمَتْ بَرِيرَةَ فَخَرَجَ إِلَى الصَّلاَةِ، فَلَمَّا جَاءَ قَالَتْ: إِنَّهُمْ أَبَوْا أَنْ يَبِيعُوهَا، إِلاَّ أَنْ يَشْتَرِطُوا الْوَلاَءَ. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "إِنَّمَا الْوَلاَءُ لِمَنْ أَعْتَقَ". قُلْتُ لِنَافِعٍ: حُرًّا كَانَ زَوْجُهَا أَوْ عَبْدًا؟ فَقَالَ: مَا يُدْرِينِي؟