Othmani na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Mensuri, e ky nga Muxhahidi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Një ditë Pejgamberi ﷺ kaloi pranë njërit prej kopshteve të Medinës, - ose ka thënë: Mekës, - dhe dëgjoi zërat e dy personave që po dënoheshin në varret e tyre, e në atë rast tha: “ Këta dy po dënohen, por nuk po dënohen për ndonjë mëkat të madh (sipas tyre) .” Pastaj tha: “Përkundrazi (ato janë mëkate të mëdha) : njëri prej tyre nuk ruhej nga stërpikat e urinës, kurse tjetri bartte fjalë.” Pastaj kërkoi një degë të njomë, të cilën e ndau në dysh dhe ua vendosi mbi varre. Dikush e pyeti: “O i Dërguari i Allahut, pse e bëre këtë?” - “Me shpresë që t'u lehtësohet dënimi për aq kohë sa degët nuk thahen” , - tha Pejgamberi ﷺ.”
حَدَّثَنَا عُثْمَانُ قَالَ: حَدَّثَنَا جَرِيرٌ، عَنْ مَنْصُورٍ، عَنْ مُجَاهِدٍ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ قَالَ: مَرَّ النَّبِيُّ ﷺ بِحَائِطٍ مِنْ حِيطَانِ الْمَدِينَةِ أَوْ مَكَّةَ، فَسَمِعَ صَوْتَ إِنْسَانَيْنِ يُعَذَّبَانِ فِي قُبُورِهِمَا، فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "يُعَذَّبَانِ، وَمَا يُعَذَّبَانِ فِي كَبِيرٍ". ثُمَّ قَالَ: "بَلَى، كَانَ أَحَدُهُمَا لاَ يَسْتَتِرُ مِنْ بَوْلِهِ، وَكَانَ الآخَرُ يَمْشِي بِالنَّمِيمَةِ". ثُمَّ دَعَا بِجَرِيدَةٍ فَكَسَرَهَا كِسْرَتَيْنِ، فَوَضَعَ عَلَى كُلِّ قَبْرٍ مِنْهُمَا كِسْرَةً. فَقِيلَ لَهُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، لِمَ فَعَلْتَ هَذَا؟ قَالَ: "لَعَلَّهُ أَنْ يُخَفَّفَ عَنْهُمَا مَا لَمْ تَيْبَسَا".