{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/2168",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/2168",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 2168",
  "text": "Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: “Berira erdhi dhe më tha: “Kam lidhur marrëveshje me familjen time (pronarët e mi) që të më lirojnë për nëntë okë, për çdo vit t'u jap nga një okë, andaj më ndihmo.” I thashë: “Nëse pronarët e tu pranojnë që t'ua paguaj unë, porse merita e çrobërimit tënd të më takojë mua, atëherë po e bëj.” Berira shkoi te pronarët e vet dhe i pyeti, por ata refuzuan. Kur u kthye tek unë për së dyti, i Dërguari i Allahut ﷺ ishte i ulur, ndërkohë ajo tha: “Ua propozova atë që më the, por ata refuzuan, përveç nëse merita e çrobërimit u takon atyre.” Pejgamberi ﷺ e dëgjoi dhe tha: “Blije dhe kushtëzojua meritën e çrobërimit, sepse merita e çrobërimit i takon atij që e liron (robin) .” Rrjedhimisht, kështu veproi. I Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit në mesin e njerëzve dhe, pasi e lavdëroi dhe e madhëroi Allahun, tha: “E, më pas; Ç'është puna e disa njerëzve që vënë kushte që nuk përkojnë me Librin e Allahut? Çdo kusht që nuk përkon me Librin e Allahut, është i pavlefshëm, edhe në qofshin njëqind të tilla. Dispozitat e Allahut janë më parësore që të respektohen dhe kushtet e tij janë më parësore që të përmbushen, ndërsa merita e çrobërimit i takon atij që e liron robin.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Shitblerja",
    "position": 34,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/34/shitblerja"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 2168",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Aishe bint Ebu Bekri"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ: أَخْبَرَنَا مَالِكٌ، عَنْ هِشَامِ بْنِ عُرْوَةَ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: جَاءَتْنِي بَرِيرَةُ فَقَالَتْ: كَاتَبْتُ أَهْلِي عَلَى تِسْعِ أَوَاقٍ فِي كُلِّ عَامٍ وَقِيَّةٌ، فَأَعِينِينِي. فَقُلْتُ: إِنْ أَحَبَّ أَهْلُكِ أَنْ أَعُدَّهَا لَهُمْ وَيَكُونَ وَلاَؤُكِ لِي فَعَلْتُ. فَذَهَبَتْ بَرِيرَةُ إِلَى أَهْلِهَا، فَقَالَتْ لَهُمْ فَأَبَوْا عَلَيْهَا، فَجَاءَتْ مِنْ عِنْدِهِمْ وَرَسُولُ اللَّهِ ﷺ جَالِسٌ، فَقَالَتْ: إِنِّي عَرَضْتُ ذَلِكَ عَلَيْهِمْ فَأَبَوْا، إِلاَّ أَنْ يَكُونَ الْوَلاَءُ لَهُمْ. فَسَمِعَ النَّبِيُّ ﷺ فَأَخْبَرَتْ عَائِشَةُ النَّبِيَّ ﷺ فَقَالَ: \"خُذِيهَا وَاشْتَرِطِي لَهُمُ الْوَلاَءَ، فَإِنَّمَا الْوَلاَءُ لِمَنْ أَعْتَقَ\". فَفَعَلَتْ عَائِشَةُ ثُمَّ قَامَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فِي النَّاسِ، فَحَمِدَ اللَّهَ وَأَثْنَى عَلَيْهِ، ثُمَّ قَالَ: \"أَمَّا بَعْدُ مَا بَالُ رِجَالٍ يَشْتَرِطُونَ شُرُوطًا لَيْسَتْ فِي كِتَابِ اللَّهِ؟، مَا كَانَ مِنْ شَرْطٍ لَيْسَ فِي كِتَابِ اللَّهِ فَهُوَ بَاطِلٌ وَإِنْ كَانَ مِائَةَ شَرْطٍ، قَضَاءُ اللَّهِ أَحَقُّ، وَشَرْطُ اللَّهِ أَوْثَقُ، وَإِنَّمَا الْوَلاَءُ لِمَنْ أَعْتَقَ\".",
    "albanian": "Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: “Berira erdhi dhe më tha: “Kam lidhur marrëveshje me familjen time (pronarët e mi) që të më lirojnë për nëntë okë, për çdo vit t'u jap nga një okë, andaj më ndihmo.” I thashë: “Nëse pronarët e tu pranojnë që t'ua paguaj unë, porse merita e çrobërimit tënd të më takojë mua, atëherë po e bëj.” Berira shkoi te pronarët e vet dhe i pyeti, por ata refuzuan. Kur u kthye tek unë për së dyti, i Dërguari i Allahut ﷺ ishte i ulur, ndërkohë ajo tha: “Ua propozova atë që më the, por ata refuzuan, përveç nëse merita e çrobërimit u takon atyre.” Pejgamberi ﷺ e dëgjoi dhe tha: “Blije dhe kushtëzojua meritën e çrobërimit, sepse merita e çrobërimit i takon atij që e liron (robin) .” Rrjedhimisht, kështu veproi. I Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit në mesin e njerëzve dhe, pasi e lavdëroi dhe e madhëroi Allahun, tha: “E, më pas; Ç'është puna e disa njerëzve që vënë kushte që nuk përkojnë me Librin e Allahut? Çdo kusht që nuk përkon me Librin e Allahut, është i pavlefshëm, edhe në qofshin njëqind të tilla. Dispozitat e Allahut janë më parësore që të respektohen dhe kushtet e tij janë më parësore që të përmbushen, ndërsa merita e çrobërimit i takon atij që e liron robin.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2168.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2168.json"
  }
}