Ubejdullah ibn Sadi na ka thënë: Na ka treguar xhaxhai im, e këtij i ka treguar djali i vëllait të Zuhriut, e ky nga xhaxhai i tij, e këtij i ka treguar Salim ibn Abdullahu se Abdullah ibn Omeri tregon se Ebu Seidi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmetonte një hadith të ngjashëm (sikurse të Omerit, rreth këmbimit të arit dhe argjendit). Kështu, shkoi ta takojë dhe i tha: “O Ebu Seid! Ç'është kjo që po transmeton prej të Dërguarit të Allahut ﷺ?” Ai, në lidhje me këmbimin, iu përgjigj: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Këmbimi i arit me ar bëhet në sasi të njëjtë, si dhe i argjendit me argjend bëhet në sasi të njëjtë.”
حَدَّثَنَا عُبَيْدُ اللَّهِ بْنُ سَعْدٍ: حَدَّثَنَا عَمِّي: حَدَّثَنَا ابْنُ أَخِي الزُّهْرِيِّ، عَنْ عَمِّهِ قَالَ: حَدَّثَنِي سَالِمُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما -: أَنَّ أَبَا سَعِيدٍ حَدَّثَهُ مِثْلَ ذَلِكَ حَدِيثًا عَنْ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَلَقِيَهُ عَبْدُ اللَّهِ بْنُ عُمَرَ فَقَالَ: يَا أَبَا سَعِيدٍ! مَا هَذَا الَّذِي تُحَدِّثُ عَنْ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ؟ فَقَالَ أَبُو سَعِيدٍ فِي الصَّرْفِ: سَمِعْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ يَقُولُ: "الذَّهَبُ بِالذَّهَبِ مِثْلٌ بِمِثْلٍ وَالْوَرِقُ بِالْوَرِقِ مِثْلٌ بِمِثْلٍ".