{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/2191",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/2191",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 2191",
  "text": "Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Jahja ibn Seidi, e ky e ka dëgjuar Bushejrin se Sehël ibn Ebu Hathme tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar shitjen e hurmave të njoma (duke i këmbyer) me të thata, porse ka bërë lehtësime në shitjen e hurmave të pavjela, duke vlerësuar sasinë e tyre përafërsisht, me sy, në mënyrë që blerësi t'i konsumojë të njoma. Njëherë tjetër Sufjani ka thënë: “... përveç hurmave të pavjela, për të cilat ka bërë lehtësim, që pronari t'i shesë duke e vlerësuar sasinë e tyre përafërsisht, me sy, në mënyrë që blerësi t'i konsumojë të njoma.” Sufjani ka thënë: “Kur kam qenë fëmijë, i pata thënë Jahjait: “Banorët e Mekës po thonë se Pejgamberi ﷺ u ka bërë lehtësime në shitblerjen e hurmave të pavjela.” - E çfarë dinë banorët e Mekës (në lidhje me këtë)? - më tha. - Ata e transmetojnë këtë gjë prej Xhabirit, - i thashë dhe heshti. Doja të thosha se Xhabiri është medinas. E kanë pyetur Sufjanin: “A nuk përmendet në këtë transmetim se Pejgamberi ﷺ ka ndaluar shitjen e frutave pa iu paraqitur shenjat e pjekjes?” Sufjani tha: “Jo.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Shitblerja",
    "position": 34,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/34/shitblerja"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 2191",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Sehël ibn Ebu Hathme"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ قَالَ: قَالَ يَحْيَى بْنُ سَعِيدٍ: سَمِعْتُ بُشَيْرًا قَالَ: سَمِعْتُ سَهْلَ بْنَ أَبِي حَثْمَةَ: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ نَهَى عَنْ بَيْعِ الثَّمَرِ بِالتَّمْرِ، وَرَخَّصَ فِي الْعَرِيَّةِ أَنْ تُبَاعَ بِخَرْصِهَا يَأْكُلُهَا أَهْلُهَا رُطَبًا. وَقَالَ سُفْيَانُ مَرَّةً أُخْرَى: إِلاَّ أَنَّهُ رَخَّصَ فِي الْعَرِيَّةِ يَبِيعُهَا أَهْلُهَا بِخَرْصِهَا، يَأْكُلُونَهَا رُطَبًا. قَالَ: هُوَ سَوَاءٌ. قَالَ سُفْيَانُ: فَقُلْتُ لِيَحْيَى وَأَنَا غُلاَمٌ: إِنَّ أَهْلَ مَكَّةَ يَقُولُونَ: إِنَّ النَّبِيَّ ﷺ رَخَّصَ لَهُمْ فِي بَيْعِ الْعَرَايَا. فَقَالَ: وَمَا يُدْرِي أَهْلَ مَكَّةَ؟ قُلْتُ: إِنَّهُمْ يَرْوُونَهُ عَنْ جَابِرٍ. فَسَكَتَ. قَالَ سُفْيَانُ: إِنَّمَا أَرَدْتُ أَنَّ جَابِرًا مِنْ أَهْلِ الْمَدِينَةِ. قِيلَ لِسُفْيَانَ: أَلَيْسَ فِيهِ: نَهَى عَنْ بَيْعِ الثَّمَرِ حَتَّى يَبْدُوَ صَلاَحُهُ؟ قَالَ: لاَ.",
    "albanian": "Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Jahja ibn Seidi, e ky e ka dëgjuar Bushejrin se Sehël ibn Ebu Hathme tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar shitjen e hurmave të njoma (duke i këmbyer) me të thata, porse ka bërë lehtësime në shitjen e hurmave të pavjela, duke vlerësuar sasinë e tyre përafërsisht, me sy, në mënyrë që blerësi t'i konsumojë të njoma. Njëherë tjetër Sufjani ka thënë: “... përveç hurmave të pavjela, për të cilat ka bërë lehtësim, që pronari t'i shesë duke e vlerësuar sasinë e tyre përafërsisht, me sy, në mënyrë që blerësi t'i konsumojë të njoma.” Sufjani ka thënë: “Kur kam qenë fëmijë, i pata thënë Jahjait: “Banorët e Mekës po thonë se Pejgamberi ﷺ u ka bërë lehtësime në shitblerjen e hurmave të pavjela.” - E çfarë dinë banorët e Mekës (në lidhje me këtë)? - më tha. - Ata e transmetojnë këtë gjë prej Xhabirit, - i thashë dhe heshti. Doja të thosha se Xhabiri është medinas. E kanë pyetur Sufjanin: “A nuk përmendet në këtë transmetim se Pejgamberi ﷺ ka ndaluar shitjen e frutave pa iu paraqitur shenjat e pjekjes?” Sufjani tha: “Jo.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2191.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2191.json"
  }
}