Sahihu i Buhariut — Hadithi 2199

Shitblerja · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Lejthiu ka thënë: Më ka treguar Junusi se Ibn Shihabi ka thënë: Nëse dikush blen fruta pa iu paraqitur shenjat e pjekjes, të cilat më pas i godet ndonjë sëmundje, pjesa e prishur është nën garancinë e pronarit. Salimi, i biri i Abdullahut, më ka rrëfyer nga Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Mos bëni shitblerje me fruta pa iu paraqitur shenjat e pjekjes, si dhe mos blini hurma të njoma (duke i këmbyer) me të thata.”

Arabisht

وَقَالَ اللَّيْثُ: حَدَّثَنِي يُونُسُ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ قَالَ: لَوْ أَنَّ رَجُلاً، ابْتَاعَ ثَمَرًا قَبْلَ أَنْ يَبْدُوَ صَلاَحُهُ، ثُمَّ أَصَابَتْهُ عَاهَةٌ، كَانَ مَا أَصَابَهُ عَلَى رَبِّهِ. أَخْبَرَنِي سَالِمُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ عَنِ ابْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما -: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَالَ: "لاَ تَتَبَايَعُوا الثَّمَرَ حَتَّى يَبْدُوَ صَلاَحُهَا، وَلاَ تَبِيعُوا الثَّمَرَ بِالتَّمْرِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2199