Sahihu i Buhariut — Hadithi 2208

Shitblerja · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Xhaferi, e ky nga Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ ka ndaluar shitjen e frutës së hurmave pa u pjekur. E pyetën Enesin: “Cilat janë shenjat e pjekjes së frutës?” Ai tha: “Skuqen dhe zverdhen. Po nëse Allahu e pamundëson pjekjen e frutave, me çfarë të drejte i merr paratë e vëllait tënd?!”

Arabisht

حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ: حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ بْنُ جَعْفَرٍ، عَنْ حُمَيْدٍ، عَنْ أَنَسٍ - رضى الله عنه -: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ نَهَى عَنْ بَيْعِ ثَمَرِ التَّمْرِ حَتَّى تَزْهُوَ. فَقُلْنَا لأَنَسٍ: مَا زَهْوُهَا؟ قَالَ: تَحْمَرُّ وَتَصْفَرُّ، أَرَأَيْتَ إِنْ مَنَعَ اللَّهُ الثَّمَرَةَ بِمَ تَسْتَحِلُّ مَالَ أَخِيكَ؟

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2208