Sahihu i Buhariut — Hadithi 2211

Shitblerja · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Hishami, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Hinda, nëna e Muaviut, i tha të Dërguarit të Allahut ﷺ: “Ebu Sufjani është dorështrënguar, andaj a kam mëkat nëse marr prej pasurisë së tij fshehtazi?” Ai iu përgjigj: “Merr për vete dhe fëmijët e tu aq sa ju mjafton, pa e tepruar.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو نُعَيْمٍ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، عَنْ هِشَامٍ، عَنْ عُرْوَةَ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ هِنْدٌ أُمُّ مُعَاوِيَةَ لِرَسُولِ اللَّهِ ﷺ: إِنَّ أَبَا سُفْيَانَ رَجُلٌ شَحِيحٌ، فَهَلْ عَلَىَّ جُنَاحٌ أَنْ آخُذَ مِنْ مَالِهِ سِرًّا؟ قَالَ: "خُذِي أَنْتِ وَبَنُوكِ مَا يَكْفِيكِ بِالْمَعْرُوفِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2211