{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/2215",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/2215",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 2215",
  "text": "Jakub ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Asimi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Musa ibn Ukbe, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ u ka treguar: “Tre persona dolën për rrugë dhe i zuri shiu, andaj u strehuan në shpellën e një kodre. Papritmas, një gur u rrotullua dhe ua mbylli daljen. Atëherë i thanë njëri-tjetrit: “Luteni Allahun me veprat më të mira që keni vepruar.” Njëri tha: “O Allah! Prindërit e mi kanë qenë të thyer në moshë, ndërsa unë dilja për t'i kullotur bagëtitë dhe, kur kthehesha, i milja dhe qumështin ua dërgoja prindërve për të pirë, pastaj u jepja fëmijëve, familjes dhe gruas sime. Një natë, u vonova dhe, kur u ktheva, prindërit i gjeta duke fjetur. Nuk doja t'i zgjoja nga gjumi, ndërkohë fëmijët qanin pranë këmbëve të mia. Kështu qëndrova deri në mëngjes. Prandaj, O Allah, nëse këtë e kam bërë për ta fituar kënaqësinë Tënde, na hap një vrimë që ta shohim qiellin!” Në atë rast (shkëmbi lëvizi dhe) u hap një vrimë. Tjetri tha: “O Allah! Ti e di se unë dashuroja një prej vajzave të xhaxhait tim ashtu siç dashuron mashkulli një femër tjetër. Ajo pati thënë se unë nuk do ta arrija këtë gjë tek ajo (dashurinë e saj) , vetëm nëse do t'ia jepja njëqind dinarë (sepse ajo ishte në varfëri të skajshme) . Kështu, punova derisa i mblodha (paratë) , por, kur u shtriva me të, më tha: “Kije frikë Allahun dhe mos ma prish virgjërinë pa kontratë martesore!” Rrjedhimisht, e lashë dhe u largova. Andaj, nëse këtë e kam bërë për ta fituar kënaqësinë Tënde, na e hap rrugën!” Tjetri tha: “O Allah! Ti e di se unë pata marrë një punëtor me pagesë në këmbim të një shporte misri dhe e pata paguar, por ai pati refuzuar që t'i marrë. Më pas, shportën me misër e mbolla e me të bleva ca lopë dhe (mora) një çoban. Pas njëfarë kohe, u kthye dhe më tha: “O rob i Allahut! Ma jep pjesën time!” I thashë: “Shko tek ai çobani me lopë, sepse janë të tuat.” Më tha: “Vallë, po tallesh me mua?!” I thashë: “Nuk po tallem, vërtet ato të takojnë ty.” Prandaj, o Allah, nëse këtë e kam bërë për ta fituar kënaqësinë Tënde, na e hap rrugën!” Sakaq atyre iu hap rruga.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Shitblerja",
    "position": 34,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/34/shitblerja"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 2215",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdullah ibn Omeri"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا يَعْقُوبُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ: حَدَّثَنَا أَبُو عَاصِمٍ: أَخْبَرَنَا ابْنُ جُرَيْجٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي مُوسَى بْنُ عُقْبَةَ، عَنْ نَافِعٍ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: \"خَرَجَ ثَلاَثَةٌ نَفَرٍ يَمْشُونَ فَأَصَابَهُمُ الْمَطَرُ، فَدَخَلُوا فِي غَارٍ فِي جَبَلٍ، فَانْحَطَّتْ عَلَيْهِمْ صَخْرَةٌ. قَالَ: فَقَالَ بَعْضُهُمْ لِبَعْضٍ: ادْعُوا اللَّهَ بِأَفْضَلِ عَمَلٍ عَمِلْتُمُوهُ. فَقَالَ أَحَدُهُمُ: اللَّهُمَّ، إِنِّي كَانَ لِي أَبَوَانِ شَيْخَانِ كَبِيرَانِ، فَكُنْتُ أَخْرُجُ فَأَرْعَى، ثُمَّ أَجِيءُ فَأَحْلُبُ، فَأَجِيءُ بِالْحِلاَبِ فَآتِي بِهِ أَبَوَىَّ فَيَشْرَبَانِ، ثُمَّ أَسْقِي الصِّبْيَةَ وَأَهْلِي وَامْرَأَتِي، فَاحْتَبَسْتُ لَيْلَةً. فَجِئْتُ فَإِذَا هُمَا نَائِمَانِ، قَالَ: فَكَرِهْتُ أَنْ أُوقِظَهُمَا، وَالصِّبِيْةُ يَتَضَاغَوْنَ عِنْدَ رِجْلَىَّ، فَلَمْ يَزَلْ ذَلِكَ دَأْبِي وَدَأْبَهُمَا، حَتَّى طَلَعَ الْفَجْرُ اللَّهُمَّ إِنْ كُنْتَ تَعْلَمُ أَنِّي فَعَلْتُ ذَلِكَ ابْتِغَاءَ وَجْهِكَ فَافْرُجْ عَنَّا فُرْجَةً نَرَى مِنْهَا السَّمَاءَ. قَالَ: فَفُرِجَ عَنْهُمْ. وَقَالَ الآخَرُ: اللَّهُمَّ إِنْ كُنْتَ تَعْلَمُ أَنِّي كُنْتُ أُحِبُّ امْرَأَةً مِنْ بَنَاتِ عَمِّي كَأَشَدِّ مَا يُحِبُّ الرَّجُلُ النِّسَاءَ، فَقَالَتْ: لاَ تَنَالُ ذَلِكَ مِنْهَا حَتَّى تُعْطِيَهَا مِائَةَ دِينَارٍ. فَسَعَيْتُ فِيهَا حَتَّى جَمَعْتُهَا، فَلَمَّا قَعَدْتُ بَيْنَ رِجْلَيْهَا قَالَتِ: اتَّقِ اللَّهَ، وَلاَ تَفُضَّ الْخَاتَمَ إِلاَّ بِحَقِّهِ. فَقُمْتُ وَتَرَكْتُهَا، فَإِنْ كُنْتَ تَعْلَمُ أَنِّي فَعَلْتُ ذَلِكَ ابْتِغَاءَ وَجْهِكَ فَافْرُجْ عَنَّا فُرْجَةً قَالَ: فَفَرَجَ عَنْهُمُ الثُّلُثَيْنِ. وَقَالَ الآخَرُ: اللَّهُمَّ إِنْ كُنْتَ تَعْلَمُ أَنِّي اسْتَأْجَرْتُ أَجِيرًا بِفَرَقٍ مِنْ ذُرَةٍ فَأَعْطَيْتُهُ، وَأَبَى ذَاكَ أَنْ يَأْخُذَ، فَعَمَدْتُ إِلَى ذَلِكَ الْفَرَقِ، فَزَرَعْتُهُ حَتَّى اشْتَرَيْتُ مِنْهُ بَقَرًا وَرَاعِيَهَا، ثُمَّ جَاءَ فَقَالَ: يَا عَبْدَ اللَّهِ أَعْطِنِي حَقِّي. فَقُلْتُ: انْطَلِقْ إِلَى تِلْكَ الْبَقَرِ وَرَاعِيهَا، فَإِنَّهَا لَكَ. فَقَالَ: أَتَسْتَهْزِئُ بِي؟. قَالَ: فَقُلْتُ: مَا أَسْتَهْزِئُ بِكَ وَلَكِنَّهَا لَكَ. اللَّهُمَّ إِنْ كُنْتَ تَعْلَمُ أَنِّي فَعَلْتُ ذَلِكَ ابْتِغَاءَ وَجْهِكَ فَافْرُجْ عَنَّا. فَكُشِفَ عَنْهُمْ\".",
    "albanian": "Jakub ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Asimi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Musa ibn Ukbe, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ u ka treguar: “Tre persona dolën për rrugë dhe i zuri shiu, andaj u strehuan në shpellën e një kodre. Papritmas, një gur u rrotullua dhe ua mbylli daljen. Atëherë i thanë njëri-tjetrit: “Luteni Allahun me veprat më të mira që keni vepruar.” Njëri tha: “O Allah! Prindërit e mi kanë qenë të thyer në moshë, ndërsa unë dilja për t'i kullotur bagëtitë dhe, kur kthehesha, i milja dhe qumështin ua dërgoja prindërve për të pirë, pastaj u jepja fëmijëve, familjes dhe gruas sime. Një natë, u vonova dhe, kur u ktheva, prindërit i gjeta duke fjetur. Nuk doja t'i zgjoja nga gjumi, ndërkohë fëmijët qanin pranë këmbëve të mia. Kështu qëndrova deri në mëngjes. Prandaj, O Allah, nëse këtë e kam bërë për ta fituar kënaqësinë Tënde, na hap një vrimë që ta shohim qiellin!” Në atë rast (shkëmbi lëvizi dhe) u hap një vrimë. Tjetri tha: “O Allah! Ti e di se unë dashuroja një prej vajzave të xhaxhait tim ashtu siç dashuron mashkulli një femër tjetër. Ajo pati thënë se unë nuk do ta arrija këtë gjë tek ajo (dashurinë e saj) , vetëm nëse do t'ia jepja njëqind dinarë (sepse ajo ishte në varfëri të skajshme) . Kështu, punova derisa i mblodha (paratë) , por, kur u shtriva me të, më tha: “Kije frikë Allahun dhe mos ma prish virgjërinë pa kontratë martesore!” Rrjedhimisht, e lashë dhe u largova. Andaj, nëse këtë e kam bërë për ta fituar kënaqësinë Tënde, na e hap rrugën!” Tjetri tha: “O Allah! Ti e di se unë pata marrë një punëtor me pagesë në këmbim të një shporte misri dhe e pata paguar, por ai pati refuzuar që t'i marrë. Më pas, shportën me misër e mbolla e me të bleva ca lopë dhe (mora) një çoban. Pas njëfarë kohe, u kthye dhe më tha: “O rob i Allahut! Ma jep pjesën time!” I thashë: “Shko tek ai çobani me lopë, sepse janë të tuat.” Më tha: “Vallë, po tallesh me mua?!” I thashë: “Nuk po tallem, vërtet ato të takojnë ty.” Prandaj, o Allah, nëse këtë e kam bërë për ta fituar kënaqësinë Tënde, na e hap rrugën!” Sakaq atyre iu hap rruga.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2215.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2215.json"
  }
}