Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ibn Muhajrizi se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, teksa ishte ulur me Pejgamberin ﷺ, ka pyetur: “O i Dërguari i Allahut, ne bëjmë marrëdhënie intime me robëreshat, por, meqë qëllimi ynë është përfitimi me shitjen e tyre, çfarë thua për ejakulimin jashtë organit gjenital?” Pejgamberi ﷺ ia ktheu: “Vallë, kështu vepruakeni?! Nuk prish punë nëse veproni kësisoj, se, nëse Allahu ka caktuar që ajo të lindë, do të lindë.”
حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ قَالَ: أَخْبَرَنِي ابْنُ مُحَيْرِيزٍ، أَنَّ أَبَا سَعِيدٍ الْخُدْرِيَّ - رضى الله عنه - أَخْبَرَهُ: أَنَّهُ، بَيْنَمَا هُوَ جَالِسٌ عِنْدَ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنَّا نُصِيبُ سَبْيًا، فَنُحِبُّ الأَثْمَانَ، فَكَيْفَ تَرَى فِي الْعَزْلِ؟ فَقَالَ: "أَوَإِنَّكُمْ تَفْعَلُونَ ذَلِكَ؟ لاَ عَلَيْكُمْ أَنْ لاَ تَفْعَلُوا ذَلِكُمْ، فَإِنَّهَا لَيْسَتْ نَسَمَةٌ كَتَبَ اللَّهُ أَنْ تَخْرُجَ إِلاَّ هِيَ خَارِجَةٌ".