Sahihu i Buhariut — Hadithi 2232

Shitblerja · Transmetuesi: Zejd ibn Halidi - Ebu Hurejra

Shqip

2232, 2233 - Zuhejr ibn Harbi më ka thënë: Na ka treguar Jakubi, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Salihu se Ibn Shihabi ka transmetuar nga Ubejdullahu se Zejd ibn Halidi dhe Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) e kanë dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ teksa u pyet në lidhje me robëreshën e pamartuar e cila bën zina, e në atë rast u përgjigj: “Zbatojani ndëshkimin me kamxhik. Nëse përsëri bën zina, sërish zbatojani dënimin, e, në herën e tretë ose të katërt, shiteni.”

Arabisht

حَدَّثَنِي زُهَيْرُ بْنُ حَرْبٍ: حَدَّثَنَا يَعْقُوبُ: حَدَّثَنَا أَبِي، عَنْ صَالِحٍ قَالَ: حَدَّثَ ابْنُ شِهَابٍ، أَنَّ عُبَيْدَ اللَّهِ أَخْبَرَهُ أَنَّ زَيْدَ بْنَ خَالِدٍ وَأَبَا هُرَيْرَةَ - رضى الله عنهما - أَخْبَرَاهُ أَنَّهُمَا سَمِعَا رَسُولَ اللَّهِ ﷺ يُسْأَلُ عَنِ الأَمَةِ تَزْنِي وَلَمْ تُحْصَنْ قَالَ: "اجْلِدُوهَا، ثُمَّ إِنْ زَنَتْ فَاجْلِدُوهَا، ثُمَّ بِيعُوهَا بَعْدَ الثَّالِثَةِ أَوِ الرَّابِعَةِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2232