Abdulgafar ibn Davudi na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Abdurrahmani, e ky nga Amër ibn Ebu Amri se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur Pejgamberi ﷺ erdhi në Hajber dhe Allahu ia mundësoi çlirimin e kështjellës, ia përmendën bukurinë e Safije bint Hujej ibn Ahtabit, së cilës i ishte vrarë bashkëshorti në natën e nusërisë. I Dërguari i Allahut ﷺ e zgjodhi për vete dhe, kur shkuam në Sed Revha, ajo u pastrua prej menstruacioneve, andaj i Dërguari i Allahut ﷺ hyri dhëndër tek ajo. Pastaj përgatitën një kombinim ushqimesh në një enë prej lëkure dhe i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Thirri ata që i ke afër (për të ngrënë) .” Kjo ka qenë gostia martesore e të Dërguarit të Allahut ﷺ për Safijën, pastaj u nisëm për Medinë. E pashë të Dërguarin e Allahut ﷺ të shtronte një rrobë mbi shpinë të devesë, pastaj ulej pranë devesë dhe e vendoste këmbën ashtu që Safija të hipte në deve duke vendosur këmbën mbi gjurin e tij.
حَدَّثَنَا عَبْدُ الْغَفَّارِ بْنُ دَاوُدَ: حَدَّثَنَا يَعْقُوبُ بْنُ عَبْدِ الرَّحْمَنِ، عَنْ عَمْرِو بْنِ أَبِي عَمْرٍو، عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ - رضى الله عنه - قَالَ: قَدِمَ النَّبِيُّ ﷺ خَيْبَرَ، فَلَمَّا فَتَحَ اللَّهُ عَلَيْهِ الْحِصْنَ ذُكِرَ لَهُ جَمَالُ صَفِيَّةَ بِنْتِ حُيَىِّ بْنِ أَخْطَبَ، وَقَدْ قُتِلَ زَوْجُهَا، وَكَانَتْ عَرُوسًا، فَاصْطَفَاهَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ لِنَفْسِهِ فَخَرَجَ بِهَا، حَتَّى بَلَغْنَا سَدَّ الرَّوْحَاءِ حَلَّتْ، فَبَنَى بِهَا، ثُمَّ صَنَعَ حَيْسًا فِي نِطَعٍ صَغِيرٍ، ثُمَّ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "آذِنْ مَنْ حَوْلَكَ". فَكَانَتْ تِلْكَ وَلِيمَةَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ عَلَى صَفِيَّةَ، ثُمَّ خَرَجْنَا إِلَى الْمَدِينَةِ. قَالَ: فَرَأَيْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ يُحَوِّي لَهَا وَرَاءَهُ بِعَبَاءَةٍ، ثُمَّ يَجْلِسُ عِنْدَ بَعِيرِهِ فَيَضَعُ رُكْبَتَهُ، فَتَضَعُ صَفِيَّةُ رِجْلَهَا عَلَى رُكْبَتِهِ، حَتَّى تَرْكَبَ.