Sahihu i Buhariut — Hadithi 2236

Shitblerja · Transmetuesi: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Shqip

Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Jezid ibn Ebu Habibi, e ky nga Ata ibn Ebu Rebahu se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se, në Vitin e Çlirimit, e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ në Mekë duke thënë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e kanë ndaluar shitjen e alkoolit, ngordhësirës, derrit dhe idhujve.” - O i Dërguari i Allahut, po dhjami i ngordhësirës? Me të lyhen anijet, i lyejmë lëkurat dhe njerëzit e përdorin për ndriçim, - e pyetën disa. - “Jo , ai është i ndaluar”, - tha i Dërguari i Allahut ﷺ dhe vazhdoi: - “Allahu i vraftë hebrenjtë! Kur Allahu ua ndaloi dhjamin e ngordhësirave, ata e shkrinë, e shitën dhe e shfrytëzuan fitimin.” Ebu Asimi ka thënë: “Na ka treguar Abdulhamidi, e këtij i ka treguar Jezidi se Atai i ka shkruar: “E kam dëgjuar Xhabirin duke e transmetuar nga Pejgamberi ﷺ.”

Arabisht

حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ: حَدَّثَنَا اللَّيْثُ، عَنْ يَزِيدَ بْنِ أَبِي حَبِيبٍ، عَنْ عَطَاءِ بْنِ أَبِي رَبَاحٍ، عَنْ جَابِرِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ - رضى الله عنهما -: أَنَّهُ سَمِعَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ يَقُولُ وَهُوَ بِمَكَّةَ عَامَ الْفَتْحِ: "إِنَّ اللَّهَ وَرَسُولَهُ حَرَّمَ بَيْعَ الْخَمْرِ وَالْمَيْتَةِ وَالْخِنْزِيرِ وَالأَصْنَامِ". فَقِيلَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَرَأَيْتَ شُحُومَ الْمَيْتَةِ فَإِنَّهَا يُطْلَى بِهَا السُّفُنُ، وَيُدْهَنُ بِهَا الْجُلُودُ، وَيَسْتَصْبِحُ بِهَا النَّاسُ. فَقَالَ: "لاَ، هُوَ حَرَامٌ". ثُمَّ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ عِنْدَ ذَلِكَ: "قَاتَلَ اللَّهُ الْيَهُودَ، إِنَّ اللَّهَ لَمَّا حَرَّمَ شُحُومَهَا جَمَلُوهُ ثُمَّ بَاعُوهُ فَأَكَلُوا ثَمَنَهُ". قَالَ أَبُو عَاصِمٍ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْحَمِيدِ: حَدَّثَنَا يَزِيدُ: كَتَبَ إِلَىَّ عَطَاءٌ: سَمِعْتُ جَابِرًا - رضى الله عنه - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2236