Sahihu i Buhariut — Hadithi 2239

Parapagesa · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Amër ibn Zurare më ka thënë: Na ka rrëfyer Ismail ibn Uleje, e këtij i ka rrëfyer Ibn Ebu Nexhihu, e ky nga Abdullah ibn Kethiri, e ky nga Ebu Minhali se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ erdhi në Medinë, njerëzit i parapaguanin frutat për një ose dy vjet, - Ismaili është në mëdyshje nëse ka thënë: dy ose tre vjet. - Kështu, Pejgamberi ﷺ u tha: “Ai që parapaguan hurma, le të parapaguajë për sasi dhe peshë të caktuar.” Muhamedi na ka thënë: “Na ka rrëfyer Ismaili nga Ibn Ebu Nexhihu: “... për sasi dhe peshë të caktuar.”

Arabisht

حَدَّثَنِي عَمْرُو بْنُ زُرَارَةَ: أَخْبَرَنَا إِسْمَاعِيلُ ابْنُ عُلَيَّةَ: أَخْبَرَنَا ابْنُ أَبِي نَجِيحٍ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ كَثِيرٍ، عَنْ أَبِي الْمِنْهَالِ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - قَالَ: قَدِمَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ الْمَدِينَةَ، وَالنَّاسُ يُسْلِفُونَ فِي الثَّمَرِ الْعَامَ وَالْعَامَيْنِ - أَوْ قَالَ: عَامَيْنِ أَوْ ثَلاَثَةً. شَكَّ إِسْمَاعِيلُ - فَقَالَ: "مَنْ سَلَّفَ فِي تَمْرٍ فَلْيُسْلِفْ فِي كَيْلٍ مَعْلُومٍ، وَوَزْنٍ مَعْلُومٍ". حَدَّثَنَا مُحَمَّدٌ: أَخْبَرَنَا إِسْمَاعِيلُ، عَنِ ابْنِ أَبِي نَجِيحٍ، بِهَذَا: "فِي كَيْلٍ مَعْلُومٍ وَوَزْنٍ مَعْلُومٍ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2239