Sahihu i Buhariut — Hadithi 2240

Parapagesa · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Sadaka na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Ujejne, e këtij i ka rrëfyer Ibn Ebu Nexhihu, e ky nga Abdullah ibn Kethiri, e ky nga Ebu Minhali se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ erdhi në Medinë, njerëzit i parapaguanin frutat për dy-tre vjet. Kështu, Pejgamberi ﷺ u tha: “Ai që parapaguan diçka, le të parapaguajë për sasi dhe peshë të caktuar, për një afat të caktuar.” Aliu na ka thënë: “Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Ibn Ebu Nexhihu: “... le të parapaguajë për sasi të caktuar për një afat të caktuar.”

Arabisht

حَدَّثَنَا صَدَقَةُ: أَخْبَرَنَا ابْنُ عُيَيْنَةَ: أَخْبَرَنَا ابْنُ أَبِي نَجِيحٍ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ كَثِيرٍ، عَنْ أَبِي الْمِنْهَالِ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - قَالَ: قَدِمَ النَّبِيُّ ﷺ الْمَدِينَةَ، وَهُمْ يُسْلِفُونَ بِالثَّمْرِ السَّنَتَيْنِ وَالثَّلاَثَ، فَقَالَ: "مَنْ أَسْلَفَ فِي شَىْءٍ فَفِي كَيْلٍ مَعْلُومٍ وَوَزْنٍ مَعْلُومٍ، إِلَى أَجَلٍ مَعْلُومٍ". حَدَّثَنَا عَلِيٌّ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ قَالَ: حَدَّثَنِي ابْنُ أَبِي نَجِيحٍ، وَقَالَ: "فَلْيُسْلِفْ فِي كَيْلٍ مَعْلُومٍ إِلَى أَجَلٍ مَعْلُومٍ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2240