Sahihu i Buhariut — Hadithi 2258

Përparësia në blerje · Transmetuesi: Ebu Rafiu

Shqip

Mekij ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Ibrahim ibn Mejsera se Amër ibn Sheridi tregon: “Shkova te Sad ibn Ebu Vekasi, ku erdhi edhe Misver ibn Mahremi, i cili ma vendosi dorën mbi njërin sup. Pastaj erdhi edhe Ebu Rafiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i çrobëruari i Pejgamberit ﷺ, dhe tha: - O Sad, bliji dy shtëpitë e mia që ndodhen në oborrin tënd. - Betohem në Allahun se nuk mund t'i blej, - i tha Sadi. - Betohem në Allahun se do t'i blesh, - ndërhyri Misveri. - Betohem në Allahun se nuk mund të të jap më shumë se katër mijë (mithkalë 1 ) me këste, - iu përgjigj Sadi. - Për këto shtëpi m'i kanë ofruar pesëqind dinarë, ama, sikur të mos e kisha dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Fqinji ka përparësi (blerjeje) në truallin përreth tij” , nuk do të ta kisha dhënë me katër mijë (mithkalë), për sa kohë që dikush tjetër m'i ka ofruar pesëqind dinarë, - i tha Ebu Rafiu dhe ia shiti.

Arabisht

حَدَّثَنَا الْمَكِّيُّ بْنُ إِبْرَاهِيمَ: أَخْبَرَنَا ابْنُ جُرَيْجٍ: أَخْبَرَنِي إِبْرَاهِيمُ بْنُ مَيْسَرَةَ، عَنْ عَمْرِو بْنِ الشَّرِيدِ قَالَ: وَقَفْتُ عَلَى سَعْدِ بْنِ أَبِي وَقَّاصٍ، فَجَاءَ الْمِسْوَرُ بْنُ مَخْرَمَةَ فَوَضَعَ يَدَهُ عَلَى إِحْدَى مَنْكِبَىَّ إِذْ جَاءَ أَبُو رَافِعٍ مَوْلَى النَّبِيِّ ﷺ فَقَالَ: يَا سَعْدُ ابْتَعْ مِنِّي بَيْتَىَّ فِي دَارِكَ. فَقَالَ سَعْدٌ: وَاللَّهِ مَا أَبْتَاعُهُمَا. فَقَالَ الْمِسْوَرُ: وَاللَّهِ لَتَبْتَاعَنَّهُمَا. فَقَالَ سَعْدٌ: وَاللَّهِ لاَ أَزِيدُكَ عَلَى أَرْبَعَةِ آلاَفٍ، مُنَجَّمَةٍ أَوْ مُقَطَّعَةٍ. قَالَ أَبُو رَافِعٍ: لَقَدْ أُعْطِيتُ بِهَا خَمْسَمِائَةِ دِينَارٍ، وَلَوْلاَ أَنِّي سَمِعْتُ النَّبِيَّ ﷺ يَقُولُ: "الْجَارُ أَحَقُّ بِسَقَبِهِ". مَا أَعْطَيْتُكَهَا بِأَرْبَعَةِ آلاَفٍ، وَأَنَا أُعْطَى بِهَا خَمْسَمِائَةِ دِينَارٍ. فَأَعْطَاهَا إِيَّاهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2258