Sahihu i Buhariut — Hadithi 226

Abdesi · Transmetuesi: Hudhejfe ibn Jemani

Shqip

Muhamed ibn Arare na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Mensuri se Ebu Vaili tregon se Ebu Musa Eshariu ishte i rreptë në çështjen e urinimit (në këmbë) dhe thoshte: “Kur benu israilëve u stërpikej rroba (me urinë), e pritnin (hiqnin) atë pjesë. Në atë rast Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tha: “Ah, sikur të heshtte, se i Dërguari i Allahut ﷺ ka urinuar në këmbë te plehërishta e një fisi.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ عَرْعَرَةَ قَالَ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنْ مَنْصُورٍ، عَنْ أَبِي وَائِلٍ قَالَ: كَانَ أَبُو مُوسَى الأَشْعَرِيُّ يُشَدِّدُ فِي الْبَوْلِ وَيَقُولُ: إِنَّ بَنِي إِسْرَائِيلَ كَانَ إِذَا أَصَابَ ثَوْبَ أَحَدِهِمْ قَرَضَهُ‏.‏ فَقَالَ حُذَيْفَةُ: لَيْتَهُ أَمْسَكَ، أَتَى رَسُولُ اللَّهِ ﷺ سُبَاطَةَ قَوْمٍ فَبَالَ قَائِمًا‏.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/226