Sahihu i Buhariut — Hadithi 2261

Mëditjet dhe qiraja · Transmetuesi: Ebu Musa Eshariu

Shqip

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Kurra ibn Halidi, e këtij i ka treguar Humejd ibn Hilali, e këtij i ka treguar Ebu Burde se Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Shkova te Pejgamberi ﷺ së bashku me dy pjesëtarë të fisit eshari dhe (pasi ata kërkuan pozitë) i thashë: “Nuk e dija se këta synonin punësimin (në një post të caktuar).” Pejgamberi ﷺ tha: “Ne nuk i japim post atij që e synon postin.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا يَحْيَى، عَنْ قُرَّةَ بْنِ خَالِدٍ قَالَ: حَدَّثَنِي حُمَيْدُ بْنُ هِلاَلٍ: حَدَّثَنَا أَبُو بُرْدَةَ، عَنْ أَبِي مُوسَى - رضى الله عنه - قَالَ: أَقْبَلْتُ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ وَمَعِي رَجُلاَنِ مِنَ الأَشْعَرِيِّينَ، فَقُلْتُ: مَا عَلِمْتُ أَنَّهُمَا يَطْلُبَانِ الْعَمَلَ. فَقَالَ: "لَنْ -أَوْ لاَ- نَسْتَعْمِلُ عَلَى عَمَلِنَا مَنْ أَرَادَهُ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2261