Sahihu i Buhariut — Hadithi 2265

Mëditjet dhe qiraja · Transmetuesi: Jala ibn Umeje

Shqip

Jakub ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Uleje, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Atai, e ky nga Safvan ibn Jalai se Jala ibn Umeje (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Së bashku me Pejgamberin ﷺ isha në betejën kundër ushtrisë në Tebuk, gjë të cilën e konsideroj si veprën time më të mirë. Me vete kisha një argat, i cili u grind me një njeri dhe kështu njëri i kafshoi gishtin tjetrit. Ky i dyti e tërhoqi gishtin me rrëmbim dhe ia nxori dhëmbin prerës të parit. Ai shkoi te Pejgamberi ﷺ (për t'iu ankuar), por Pejgamberi ﷺ nuk caktoi shpagim për dhëmbin e rënë dhe tha: “Vallë, a ta vendos dikush qëllimisht gishtin në gojë që t'ia kafshosh, - mendoj se ka thënë: siç kafshon mashkulli i devesë - ?”

Arabisht

حَدَّثَنَا يَعْقُوبُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ: حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ ابْنُ عُلَيَّةَ: أَخْبَرَنَا ابْنُ جُرَيْجٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي عَطَاءٌ، عَنْ صَفْوَانَ بْنِ يَعْلَى، عَنْ يَعْلَى بْنِ أُمَيَّةَ - رضى الله عنه - قَالَ: غَزَوْتُ مَعَ النَّبِيِّ ﷺ جَيْشَ الْعُسْرَةِ فَكَانَ مِنْ أَوْثَقِ أَعْمَالِي فِي نَفْسِي، فَكَانَ لِي أَجِيرٌ، فَقَاتَلَ إِنْسَانًا، فَعَضَّ أَحَدُهُمَا إِصْبَعَ صَاحِبِهِ، فَانْتَزَعَ إِصْبَعَهُ، فَأَنْدَرَ ثَنِيَّتَهُ فَسَقَطَتْ، فَانْطَلَقَ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ فَأَهْدَرَ ثَنِيَّتَهُ وَقَالَ: "أَفَيَدَعُ إِصْبَعَهُ فِي فِيكَ تَقْضَمُهَا؟ - قَالَ: أَحْسِبُهُ قَالَ: ـ كَمَا يَقْضَمُ الْفَحْلُ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2265