Sahihu i Buhariut — Hadithi 2267

Mëditjet dhe qiraja · Transmetuesi: Ubej ibn Kab Ensariu

Shqip

Ibrahim ibn Musai më ka thënë: Na ka rrëfyer Hisham ibn Jusufi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Jala ibn Muslimi dhe Amër ibn Dinari, e këta dy nga Seid ibn Xhubejri - duke e plotësuar njëri-tjetrin, - dhe të tjerë pos tyre, e ky e ka dëgjuar Seidin, e këtij i ka treguar Ibn Abasi se Ubej ibn Kabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ lexoi: “Dhe që të dy vazhduan të ecin, derisa arritën në një fshat dhe u kërkuan banorëve të tij, që t'u jepnin për të ngrënë, por ata nuk i pranuan mysafirë. Aty gjetën një mur që veç sa s'ishte rrëzuar, por ai e rindërtoi . ..” (Kehf, 77) Seid ibn Xhubejri, duke komentuar këtë ajet, e ngriti dorën dhe tha: “E shtyu me dorë dhe e drejtoi (murin).” Ebu Seidi, në komentimin e ajetit: “... Sikur të doje, mund të kërkoje shpërblim për këtë”, (Kehf, 77) ka thënë: “Ndonjë shpërblim, që të ushqehemi.”

Arabisht

حَدَّثَني إِبْرَاهِيمُ بْنُ مُوسَى: أَخْبَرَنَا هِشَامُ بْنُ يُوسُفَ: أَنَّ ابْنَ جُرَيْجٍ: أَخْبَرَهُمْ قَالَ: أَخْبَرَنِي يَعْلَى بْنُ مُسْلِمٍ، وَعَمْرُو بْنُ دِينَارٍ، عَنْ سَعِيدِ بْنِ جُبَيْرٍ: -يَزِيدُ أَحَدُهُمَا عَلَى صَاحِبِهِ-، وَغَيْرُهُمَا قَالَ: قَدْ سَمِعْتُهُ يُحَدِّثُهُ عَنْ سَعِيدٍ قَالَ: قَالَ لِي ابْنُ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما -: حَدَّثَنِي أُبَىُّ بْنُ كَعْبٍ قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: ﴿ فَانطَلَقَا حَتَّىٰ إِذَا أَتَيَا أَهْلَ قَرْيَةٍ اسْتَطْعَمَا أَهْلَهَا فَأَبَوْا أَن يُضَيِّفُوهُمَا فَوَجَدَا فِيهَا جِدَارًا يُرِيدُ أَن يَنقَضَّ فَأَقَامَهُ ۖ ...﴾ [الكهف: ٧٧] -قَالَ سَعِيدٌ: بِيَدِهِ هَكَذَا، وَرَفَعَ يَدَهُ- "فَاسْتَقَامَ". قَالَ يَعْلَى: حَسِبْتُ أَنَّ سَعِيدًا قَالَ: "فَمَسَحَهُ بِيَدِهِ فَاسْتَقَامَ". ﴿... لَوْ شِئْتَ لَاتَّخَذْتَ عَلَيْهِ أَجْرًا﴾ [الكهف: ٧٧] قَالَ سَعِيدٌ: أَجْرًا نَأْكُلُهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2267