Sahihu i Buhariut — Hadithi 2275

Mëditjet dhe qiraja · Transmetuesi: Habab ibn Ereti

Shqip

Omer ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky nga Muslimi, e ky nga Mesruku se Hababi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Para Islamit kam qenë farkëtar tek As ibn Vaili. Kështu, shkova t'ia kërkoja paratë që m'i kishte borxh për punën e bërë. Ai më tha: - Nuk t'i jap derisa ta mohosh Muhamedin. - Betohem në Allahun se nuk e bëj derisa të vdesësh e të ngjallesh sërish, - ia ktheva. - Të vdes dhe të ringjallem? - Po, - i thashë. - E po mirë, mbase atëherë do të kem pasuri e djem, kështu që ta kthej borxhin, - tha As ibn Vaili. Atëherë zbriti ajeti: “Vallë, a e ke parë atë që nuk beson në argumentet Tona dhe thotë: “Mua do të më jepet (Ditën e Kiametit) edhe pasuria, edhe fëmijët?!” (Merjem, 77)

Arabisht

حَدَّثَنَا عُمَرُ بْنُ حَفْصٍ: حَدَّثَنَا أَبِي: حَدَّثَنَا الأَعْمَشُ، عَنْ مُسْلِمٍ، عَنْ مَسْرُوقٍ: حَدَّثَنَا خَبَّابٌ قَالَ: كُنْتُ رَجُلاً قَيْنًا فَعَمِلْتُ لِلْعَاصِ بْنِ وَائِلٍ فَاجْتَمَعَ لِي عِنْدَهُ فَأَتَيْتُهُ أَتَقَاضَاهُ فَقَالَ: لاَ وَاللَّهِ لاَ أَقْضِيكَ حَتَّى تَكْفُرَ بِمُحَمَّدٍ. فَقُلْتُ: أَمَا وَاللَّهِ حَتَّى تَمُوتَ ثُمَّ تُبْعَثَ فَلاَ. قَالَ: وَإِنِّي لَمَيِّتٌ ثُمَّ مَبْعُوثٌ؟ قُلْتُ: نَعَمْ. قَالَ: فَإِنَّهُ سَيَكُونُ لِي ثَمَّ مَالٌ وَوَلَدٌ فَأَقْضِيكَ. فَأَنْزَلَ اللَّهُ تَعَالَى: ﴿أَفَرَأَيْتَ الَّذِي كَفَرَ بِآيَاتِنَا وَقَالَ لأُوتَيَنَّ مَالاً وَوَلَدًا﴾ [مريم: ٧٧]

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2275