Sahihu i Buhariut — Hadithi 2288

Transferimi i borxhit · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ibn Dhekvani, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Shpërfillja që i pasuri i bën kthimit të borxhit (në afat të caktuar) konsiderohet padrejtësi. E, nëse borxhliu kërkon transferimin e borxhit te ndonjë i pasur, pranojeni.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ يُوسُفَ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، عَنِ ابْنِ ذَكْوَانَ، عَنِ الأَعْرَجِ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "مَطْلُ الْغَنِيِّ ظُلْمٌ، وَمَنْ أُتْبِعَ عَلَى مَلِيٍّ فَلْيَتَّبِعْ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2288