Ebu Zinadi transmeton nga Muhamed ibn Hamza ibn Amër Eslemiu, e ky nga babai i tij se Hamza ibn Amri rrëfen se Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e dërgoi atë për ta mbledhur zekatin, ku (mori vesh se) një person kishte bërë zina me robëreshën e bashkëshortes së vet, por Omeri tashmë ia kishte zbatuar dënimin me njëqind goditje. Andaj, Hamzai u kthye tek Omeri me disa garantues të burrit në fjalë (për ta vërtetuar lajmin e dënimit). Omeri ua vërtetoi fjalët garantuesve dhe i tregoi Hamzait se, personin që kishte bërë zina, e kishte arsyetuar me padituri. Xheriri dhe Eshathi, përkitazi me renegatët, i thanë Abdullah ibn Mesudit: “Kërkoju që të pendohen dhe kërkoju garantues.” Kështu, ata u penduan dhe të afërmit e tyre u bënë garantues të tyre. Hamadi ka thënë: “Atij që garanton për ndonjë kafshë, që më pas ngordh, nuk i obligohet asgjë për shpagim.” Ndërkaq, Hakemi thotë se i obligohet shpagimi.
وَقَالَ أَبُو الزِّنَادِ عَنْ مُحَمَّدِ بْنِ حَمْزَةَ بْنِ عَمْرٍو الأَسْلَمِيِّ، عَنْ أَبِيهِ: أَنَّ عُمَرَ - رضى الله عنه - بَعَثَهُ مُصَدِّقًا، فَوَقَعَ رَجُلٌ عَلَى جَارِيَةِ امْرَأَتِهِ، فَأَخَذَ حَمْزَةُ مِنَ الرَّجُلِ كُفَلَاءَ حَتَّى قَدِمَ عَلَى عُمَرَ، وَكَانَ عُمَرُ قَدْ جَلَدَهُ مِائَةَ جَلْدَةٍ، فَصَدَّقَهُمْ، وَعَذَرَهُ بِالْجَهَالَةِ. وَقَالَ جَرِيرٌ وَالأَشْعَثُ لِعَبْدِ اللَّهِ بْنِ مَسْعُودٍ فِي الْمُرْتَدِّينَ: اسْتَتِبْهُمْ، وَكَفِّلْهُمْ. فَتَابُوا وَكَفَلَهُمْ عَشَائِرُهُمْ. وَقَالَ حَمَّادٌ: إِذَا تَكَفَّلَ بِنَفْسٍ فَمَاتَ فَلاَ شَىْءَ عَلَيْهِ. وَقَالَ الْحَكَمُ: يَضْمَنُ.