{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/2291",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/2291",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 2291",
  "text": "Ebu Abdullahu ka thënë: Transmeton Lejthiu, e këtij i ka treguar Xhafer ibn Rebia, e ky nga Abdurrahman ibn Hurmuzi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka treguar ndodhinë e një burri nga benu israilët: “Burri në fjalë i kërkoi një personi tjetër, po ashtu nga benu israilët, t'ia huazojë një mijë dinarë. Ai i tha: - Më sill disa dëshmitarë, që të dëshmojnë. - Na mjafton Allahu për dëshmitar, - ia ktheu i pari. - Ashtu është. Atëherë më sill një garantues, - tha huadhënësi. - Na mjafton Allahu për garantues. - E vërtetë, - ia ktheu huadhënësi. Kështu, ia dha paratë për një afat të caktuar. Ai i mori dhe u nis në det, e kreu punën e vet dhe pastaj filloi të kërkojë një anije për t'u kthyer me kohë, siç ishin marrë vesh, por nuk gjeti transport. Mori një dru, e shpoi dhe brenda tij futi një mijë dinarë së bashku me një letër për shokun e vet. Pastaj e mbylli vrimën, shkoi në det dhe tha: “O Allah! Ti e di se unë i kam huazuar prej filanit një mijë dinarë. Ai më kërkoi garantues, e unë i thashë se na mjafton Allahu për garantues dhe ai pranoi, si dhe më kërkoi dëshmitarë, e unë i thashë se na mjafton Allahu për dëshmitar dhe ai pranoi. Ndërkaq, unë kërkova gjithandej të gjej anije për t'ia kthyer borxhin, por nuk gjeta asgjë, andaj, këtë dru po e lë nën përkujdesjen Tënde”, - dhe e hodhi në det, i cili lundroi tutje. Pastaj u largua dhe vazhdoi të kërkonte anije për të shkuar në qytetin e shokut të vet. Personi tjetër, i cili i kishte dhënë borxh, doli të shikonte nëse kishte ardhur ndonjë anije për t'ia sjellë paratë dhe, ja, aty gjeti drurin në të cilin ndodheshin paratë e tij. Kështu, e mori që ta shfrytëzonte për djegie në shtëpi dhe, kur e çau, i gjeti paratë dhe letrën. Më pas, huamarrësi erdhi dhe ia solli një mijë dinarë dhe i tha: - Betohem në Allahun se vazhdimisht kam kërkuar anije për të t'i sjellë paratë, por nuk kam gjetur deri tani. - Mos vallë, më ke dërguar diçka? - i tha huadhënësi. - Po të them që deri tani nuk kam mundur të gjej anije, - ia ktheu i pari. - Allahu e ka dërguar në vend drurin që e ke nisur, andaj merri një mijë dinarët e tu dhe kthehu i udhëzuar, - tha huadhënësi.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Garancia",
    "position": 39,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/39/garancia"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 2291",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Hurejra"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "قَالَ أَبُو عَبْدِ اللَّهِ وَقَالَ اللَّيْثُ: حَدَّثَنِي جَعْفَرُ بْنُ رَبِيعَةَ، عَنْ عَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ هُرْمُزَ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - عَنْ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ: أَنَّهُ ذَكَرَ رَجُلاً مِنْ بَنِي إِسْرَائِيلَ: \"سَأَلَ بَعْضَ بَنِي إِسْرَائِيلَ أَنْ يُسْلِفَهُ أَلْفَ دِينَارٍ، فَقَالَ: ائْتِنِي بِالشُّهَدَاءِ أُشْهِدُهُمْ. فَقَالَ: كَفَى بِاللَّهِ شَهِيدًا. قَالَ: فَأْتِنِي بِالْكَفِيلِ. قَالَ: كَفَى بِاللَّهِ كَفِيلاً. قَالَ: صَدَقْتَ. فَدَفَعَهَا إِلَيْهِ إِلَى أَجَلٍ مُسَمًّى، فَخَرَجَ فِي الْبَحْرِ، فَقَضَى حَاجَتَهُ، ثُمَّ الْتَمَسَ مَرْكَبًا يَرْكَبُهَا، يَقْدَمُ عَلَيْهِ لِلأَجَلِ الَّذِي أَجَّلَهُ، فَلَمْ يَجِدْ مَرْكَبًا، فَأَخَذَ خَشَبَةً، فَنَقَرَهَا فَأَدْخَلَ فِيهَا أَلْفَ دِينَارٍ، وَصَحِيفَةً مِنْهُ إِلَى صَاحِبِهِ، ثُمَّ زَجَّجَ مَوْضِعَهَا، ثُمَّ أَتَى بِهَا إِلَى الْبَحْرِ، فَقَالَ: اللَّهُمَّ إِنَّكَ تَعْلَمُ أَنِّي كُنْتُ تَسَلَّفْتُ فُلاَنًا أَلْفَ دِينَارٍ، فَسَأَلَنِي كَفِيلاً، فَقُلْتُ: كَفَى بِاللَّهِ كَفِيلاً، فَرَضِيَ بِكَ، وَسَأَلَنِي شَهِيدًا، فَقُلْتُ: كَفَى بِاللَّهِ شَهِيدًا، فَرَضِيَ بِكَ، وَأَنِّي جَهَدْتُ أَنْ أَجِدَ مَرْكَبًا، أَبْعَثُ إِلَيْهِ الَّذِي لَهُ فَلَمْ أَقْدِرْ، وَإِنِّي أَسْتَوْدِعُكَهَا. فَرَمَى بِهَا فِي الْبَحْرِ حَتَّى وَلَجَتْ فِيهِ، ثُمَّ انْصَرَفَ، وَهُوَ فِي ذَلِكَ يَلْتَمِسُ مَرْكَبًا، يَخْرُجُ إِلَى بَلَدِهِ، فَخَرَجَ الرَّجُلُ الَّذِي كَانَ أَسْلَفَهُ، يَنْظُرُ لَعَلَّ مَرْكَبًا قَدْ جَاءَ بِمَالِهِ، فَإِذَا بِالْخَشَبَةِ الَّتِي فِيهَا الْمَالُ، فَأَخَذَهَا لأَهْلِهِ حَطَبًا، فَلَمَّا نَشَرَهَا وَجَدَ الْمَالَ وَالصَّحِيفَةَ، ثُمَّ قَدِمَ الَّذِي كَانَ أَسْلَفَهُ، فَأَتَى بِالأَلْفِ دِينَارٍ، فَقَالَ: وَاللَّهِ مَا زِلْتُ جَاهِدًا فِي طَلَبِ مَرْكَبٍ لآتِيَكَ بِمَالِكَ، فَمَا وَجَدْتُ مَرْكَبًا قَبْلَ الَّذِي أَتَيْتُ فِيهِ. قَالَ: هَلْ كُنْتَ بَعَثْتَ إِلَىَّ بِشَىْءٍ؟ قَالَ: أُخْبِرُكَ أَنِّي لَمْ أَجِدْ مَرْكَبًا قَبْلَ الَّذِي جِئْتُ فِيهِ. قَالَ: فَإِنَّ اللَّهَ قَدْ أَدَّى عَنْكَ الَّذِي بَعَثْتَ فِي الْخَشَبَةِ فَانْصَرِفْ بِالأَلْفِ الدِّينَارِ رَاشِدًا\".",
    "albanian": "Ebu Abdullahu ka thënë: Transmeton Lejthiu, e këtij i ka treguar Xhafer ibn Rebia, e ky nga Abdurrahman ibn Hurmuzi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka treguar ndodhinë e një burri nga benu israilët: “Burri në fjalë i kërkoi një personi tjetër, po ashtu nga benu israilët, t'ia huazojë një mijë dinarë. Ai i tha: - Më sill disa dëshmitarë, që të dëshmojnë. - Na mjafton Allahu për dëshmitar, - ia ktheu i pari. - Ashtu është. Atëherë më sill një garantues, - tha huadhënësi. - Na mjafton Allahu për garantues. - E vërtetë, - ia ktheu huadhënësi. Kështu, ia dha paratë për një afat të caktuar. Ai i mori dhe u nis në det, e kreu punën e vet dhe pastaj filloi të kërkojë një anije për t'u kthyer me kohë, siç ishin marrë vesh, por nuk gjeti transport. Mori një dru, e shpoi dhe brenda tij futi një mijë dinarë së bashku me një letër për shokun e vet. Pastaj e mbylli vrimën, shkoi në det dhe tha: “O Allah! Ti e di se unë i kam huazuar prej filanit një mijë dinarë. Ai më kërkoi garantues, e unë i thashë se na mjafton Allahu për garantues dhe ai pranoi, si dhe më kërkoi dëshmitarë, e unë i thashë se na mjafton Allahu për dëshmitar dhe ai pranoi. Ndërkaq, unë kërkova gjithandej të gjej anije për t'ia kthyer borxhin, por nuk gjeta asgjë, andaj, këtë dru po e lë nën përkujdesjen Tënde”, - dhe e hodhi në det, i cili lundroi tutje. Pastaj u largua dhe vazhdoi të kërkonte anije për të shkuar në qytetin e shokut të vet. Personi tjetër, i cili i kishte dhënë borxh, doli të shikonte nëse kishte ardhur ndonjë anije për t'ia sjellë paratë dhe, ja, aty gjeti drurin në të cilin ndodheshin paratë e tij. Kështu, e mori që ta shfrytëzonte për djegie në shtëpi dhe, kur e çau, i gjeti paratë dhe letrën. Më pas, huamarrësi erdhi dhe ia solli një mijë dinarë dhe i tha: - Betohem në Allahun se vazhdimisht kam kërkuar anije për të t'i sjellë paratë, por nuk kam gjetur deri tani. - Mos vallë, më ke dërguar diçka? - i tha huadhënësi. - Po të them që deri tani nuk kam mundur të gjej anije, - ia ktheu i pari. - Allahu e ka dërguar në vend drurin që e ke nisur, andaj merri një mijë dinarët e tu dhe kthehu i udhëzuar, - tha huadhënësi.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2291.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2291.json"
  }
}