Sahihu i Buhariut — Hadithi 2295

Garancia · Transmetuesi: Seleme ibn Ekvai

Shqip

Ebu Asimi na ka treguar nga Jezid ibn Ebu Ubejdi se Seleme ibn Ekvai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberit ﷺ i sollën një xhenaze për t'ia falur namazin, e në atë rast ai pyeti: - “Mos vallë ka ndonjë borxh?” - Jo, - i thanë. Andaj ia fali namazin. Pastaj sollën një xhenaze tjetër, e ai pyeti: - “Mos vallë ka ndonjë borxh?” - Po, - i thanë. - “Ju faljani namazin shokut tuaj”, - tha Pejgamberi ﷺ. Sakaq Ebu Katadja ndërhyri dhe tha: “Unë po e shlyej borxhin e tij, o i Dërguari i Allahut.” Atëherë, Pejgamberi ﷺ ia fali namazin.

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو عَاصِمٍ، عَنْ يَزِيدَ بْنِ أَبِي عُبَيْدٍ، عَنْ سَلَمَةَ بْنِ الأَكْوَعِ - رضى الله عنه -: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ أُتِيَ بِجَنَازَةٍ لِيُصَلِّيَ عَلَيْهَا. فَقَالَ: "هَلْ عَلَيْهِ مِنْ دَيْنٍ؟". قَالُوا: لاَ. فَصَلَّى عَلَيْهِ. ثُمَّ أُتِيَ بِجَنَازَةٍ أُخْرَى. فَقَالَ: "هَلْ عَلَيْهِ مَنْ دَيْنٍ؟". قَالُوا: نَعَمْ. قَالَ: "فَصَلُّوا عَلَى صَاحِبِكُمْ". قَالَ أَبُو قَتَادَةَ: عَلَىَّ دَيْنُهُ يَا رَسُولَ اللَّهِ. فَصَلَّى عَلَيْهِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2295