{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/2301",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/2301",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 2301",
  "text": "Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar Jusuf ibn Maxhishuni, e ky nga Salih ibn Ibrahim ibn Abdurrahman ibn Aufi, e ky nga babai i tij, e pastaj nga gjyshi i tij se Abdurrahman ibn Aufi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I shkrova letër Umeje ibn Halefit të ma ruante pasurinë dhe familjen time në Mekë, që unë t'ia ruaja atij pasurinë dhe familjen në Medinë. Kur ia përmenda (emrin e Allahut) Errahman, ai më tha: “Unë nuk e njoh (emrin e Allahut) Errahman. Më shkruaj me emrin tënd, që e ke pasur para Islamit.” Pastaj i shkrova (duke ia përmendur emrin tim të vjetër) Abduamër. Kështu, ditën e Bedrit, kur njerëzit kishin fjetur, dola ta ruaja, por Bilali e pa dhe shkoi te një grup ensarësh e u tha: “(E pashë) Umeje ibn Halefin. Mos qofsha gjallë nëse shpëton Umeja!” Atij iu bashkëngjitën edhe disa ensarë në kërkim tonin. Kur pashë se po na arrinin, e lashë mbrapa të birin e tij (Umejës), që t'i angazhonte. Ata e vranë dhe vazhduan të na ndiqnin me ngulm. Umeje ka qenë njeri i rëndë dhe, kur na zunë, i thashë: “Gjunjëzohu!” Pasi u gjunjëzua, iu hodha përmbi, që ta mbroja, por, poshtë meje, ata e sulmuan me shpata, derisa e vranë, saqë njëri prej tyre ma plagosi këmbën me shpatë. (Ibrahimi, i biri i Abdurrahmanit thotë:) Ndonjëherë Abdurrahman ibn Aufi na e tregonte shenjën në shpinën e këmbës. Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Jusufi e ka dëgjuar këtë nga Salihu, kurse Ibrahimi nga babai i vet.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Autorizimi",
    "position": 40,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/40/autorizimi"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 2301",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdurrahman ibn Aufi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عَبْدُ الْعَزِيزِ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ قَالَ: حَدَّثَنِي يُوسُفُ بْنُ الْمَاجِشُونِ، عَنْ صَالِحِ بْنِ إِبْرَاهِيمَ بْنِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ عَوْفٍ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ جَدِّهِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ عَوْفٍ - رضى الله عنه - قَالَ: كَاتَبْتُ أُمَيَّةَ بْنَ خَلَفٍ كِتَابًا بِأَنْ يَحْفَظَنِي فِي صَاغِيَتِي بِمَكَّةَ، وَأَحْفَظَهُ فِي صَاغِيَتِهِ بِالْمَدِينَةِ، فَلَمَّا ذَكَرْتُ: الرَّحْمَنَ قَالَ: لاَ أَعْرِفُ: الرَّحْمَنَ، كَاتِبْنِي بِاسْمِكَ الَّذِي كَانَ فِي الْجَاهِلِيَّةِ. فَكَاتَبْتُهُ: عَبْدُ عَمْرٍو. فَلَمَّا كَانَ فِي يَوْمِ بَدْرٍ خَرَجْتُ إِلَى جَبَلٍ لأُحْرِزَهُ حِينَ نَامَ النَّاسُ فَأَبْصَرَهُ بِلاَلٌ فَخَرَجَ حَتَّى وَقَفَ عَلَى مَجْلِسٍ مِنَ الأَنْصَارِ فَقَالَ: أُمَيَّةُ بْنُ خَلَفٍ، لاَ نَجَوْتُ إِنْ نَجَا أُمَيَّةُ. فَخَرَجَ مَعَهُ فَرِيقٌ مِنَ الأَنْصَارِ فِي آثَارِنَا، فَلَمَّا خَشِيتُ أَنْ يَلْحَقُونَا خَلَّفْتُ لَهُمُ ابْنَهُ، لِأَشْغَلَهُمْ فَقَتَلُوهُ ثُمَّ أَبَوْا حَتَّى يَتْبَعُونَا، وَكَانَ رَجُلاً ثَقِيلاً، فَلَمَّا أَدْرَكُونَا قُلْتُ لَهُ: ابْرُكْ. فَبَرَكَ، فَأَلْقَيْتُ عَلَيْهِ نَفْسِي لأَمْنَعَهُ، فَتَجَلَّلُوهُ بِالسُّيُوفِ مِنْ تَحْتِي، [حَتَّى] قَتَلُوهُ، وَأَصَابَ أَحَدُهُمْ رِجْلِي بِسَيْفِهِ. وَكَانَ عَبْدُ الرَّحْمَنِ بْنُ عَوْفٍ يُرِينَا ذَلِكَ الأَثَرَ فِي ظَهْرِ قَدَمِهِ. قَالَ أَبُو عَبْد اللَّهِ: سَمِعَ يُوسُفُ صَالِحًا وَإِبْرَاهِيمُ أَبَاهُ.",
    "albanian": "Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar Jusuf ibn Maxhishuni, e ky nga Salih ibn Ibrahim ibn Abdurrahman ibn Aufi, e ky nga babai i tij, e pastaj nga gjyshi i tij se Abdurrahman ibn Aufi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I shkrova letër Umeje ibn Halefit të ma ruante pasurinë dhe familjen time në Mekë, që unë t'ia ruaja atij pasurinë dhe familjen në Medinë. Kur ia përmenda (emrin e Allahut) Errahman, ai më tha: “Unë nuk e njoh (emrin e Allahut) Errahman. Më shkruaj me emrin tënd, që e ke pasur para Islamit.” Pastaj i shkrova (duke ia përmendur emrin tim të vjetër) Abduamër. Kështu, ditën e Bedrit, kur njerëzit kishin fjetur, dola ta ruaja, por Bilali e pa dhe shkoi te një grup ensarësh e u tha: “(E pashë) Umeje ibn Halefin. Mos qofsha gjallë nëse shpëton Umeja!” Atij iu bashkëngjitën edhe disa ensarë në kërkim tonin. Kur pashë se po na arrinin, e lashë mbrapa të birin e tij (Umejës), që t'i angazhonte. Ata e vranë dhe vazhduan të na ndiqnin me ngulm. Umeje ka qenë njeri i rëndë dhe, kur na zunë, i thashë: “Gjunjëzohu!” Pasi u gjunjëzua, iu hodha përmbi, që ta mbroja, por, poshtë meje, ata e sulmuan me shpata, derisa e vranë, saqë njëri prej tyre ma plagosi këmbën me shpatë. (Ibrahimi, i biri i Abdurrahmanit thotë:) Ndonjëherë Abdurrahman ibn Aufi na e tregonte shenjën në shpinën e këmbës. Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Jusufi e ka dëgjuar këtë nga Salihu, kurse Ibrahimi nga babai i vet.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2301.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2301.json"
  }
}