Sahihu i Buhariut — Hadithi 2306

Autorizimi · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Seleme ibn Kuhejli, e ky e ka dëgjuar Ebu Seleme ibn Abdurrahmanin se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një burrë erdhi te Pejgamberi ﷺ duke kërkuar me ashpërsi t'i kthente një borxh. Sahabët deshën ta kapin, por i Dërguari i Allahut ﷺ u tha: “Lëreni, sepse huadhënësi ka të drejtë të kërkojë borxhin e tij sa herë të dojë.” Pastaj tha: - “Jepjani një deve të moshës së njëjtë, sikur deveja e tij.” - O i Dërguari i Allahut, nuk po gjejmë tjetër përveçse më të madhe (në moshë), - i thanë. - “Jepjani atë , ngase më i miri prej jush është ai që e kthen huan në formën më të mirë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا سُلَيْمَانُ بْنُ حَرْبٍ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنْ سَلَمَةَ بْنِ كُهَيْلٍ قَالَ: سَمِعْتُ أَبَا سَلَمَةَ بْنَ عَبْدِ الرَّحْمَنِ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه -: أَنَّ رَجُلاً أَتَى النَّبِيَّ ﷺ يَتَقَاضَاهُ، فَأَغْلَظَ، فَهَمَّ بِهِ أَصْحَابُهُ فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "دَعُوهُ فَإِنَّ لِصَاحِبِ الْحَقِّ مَقَالاً". ثُمَّ قَالَ: "أَعْطُوهُ سِنًّا مِثْلَ سِنِّهِ". قَالُوا: يَا رَسُولَ اللَّهِ! لاَ نَجِدُ إِلاَّ أَمْثَلَ مِنْ سِنِّهِ. فَقَالَ: "أَعْطُوهُ فَإِنَّ مِنْ خَيْرِكُمْ أَحْسَنَكُمْ قَضَاءً".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2306