{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/2307",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/2307",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 2307",
  "text": "2307, 2308 - Seid ibn Ufejri na ka thënë: Më ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve se Mervan ibn Hakemi dhe Misver ibn Mahremi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregojnë se, kur delegatët e fisit hevazin, të konvertuar në Islam, erdhën tek i Dërguari i Allahut ﷺ që të kërkonin kthimin e pasurive dhe robërve të luftës, i Dërguari i Allahut ﷺ u tha: “Fjalët më të dashura për mua janë fjalët e vërteta, andaj zgjidhni njërën: ose robërit, ose pasurinë, ngase kam qenë duke ju pritur.” I Dërguari i Allahut ﷺ i kishte pritur mbi trembëdhjetë ditë pasi ishte larguar nga Taifi. Kur ata kuptuan se i Dërguari i Allahut ﷺ do t'ua kthejë vetëm njërën prej këtyre dy gjërave, thanë: “E po, po i zgjedhim familjarët tanë të zënë robër lufte.” I Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit, e lavdëroi Allahun, ashtu siç i takon, dhe tha: “E, më pas; Vërtet, vëllezërit tuaj kanë ardhur të penduar dhe unë mendoj t'ua kthej familjarët e tyre të zënë robër lufte. Andaj, kush dëshiron që vullnetarisht t'ua kthejë, le ta bëjë, e, kush dëshiron t'i mbajë derisa ta paguajmë prej plaçkës së parë që Allahu do të na dhurojë, le të presë.” Njerëzit thanë: “Po ua kthejmë vullnetarisht, për hir të të Dërguarit të Allahut ﷺ.” - “Ne nuk dimë kush po i jep vullnetarisht e kush jo, andaj kthehuni te prijësit tuaj (të flitni me ta) , që ata të na tregojnë për secilin prej jush”, - u tha i Dërguari i Allahut ﷺ. Njerëzit u kthyen dhe biseduan me përfaqësuesit e vet, të cilët shkuan tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i treguan se të gjithë po i kthejnë vullnetarisht (robërit e luftës).",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Autorizimi",
    "position": 40,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/40/autorizimi"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 2307",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Mervan ibn Hakemi - Misver ibn Mahremi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا سَعِيدُ بْنُ عُفَيْرٍ قَالَ: حَدَّثَنِي اللَّيْثُ قَالَ: حَدَّثَنِي عُقَيْلٌ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ قَالَ: وَزَعَمَ عُرْوَةُ أَنَّ مَرْوَانَ بْنَ الْحَكَمِ، وَالْمِسْوَرَ بْنَ مَخْرَمَةَ أَخْبَرَاهُ أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَامَ حِينَ جَاءَهُ وَفْدُ هَوَازِنَ مُسْلِمِينَ، فَسَأَلُوهُ أَنْ يَرُدَّ إِلَيْهِمْ أَمْوَالَهُمْ وَسَبْيَهُمْ فَقَالَ لَهُمْ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"أَحَبُّ الْحَدِيثِ إِلَىَّ أَصْدَقُهُ. فَاخْتَارُوا إِحْدَى الطَّائِفَتَيْنِ: إِمَّا السَّبْىَ، وَإِمَّا الْمَالَ، وَقَدْ كُنْتُ اسْتَأْنَيْتُ بِهِمْ\". وَقَدْ كَانَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ انْتَظَرَهُمْ بِضْعَ عَشْرَةَ لَيْلَةً، حِينَ قَفَلَ مِنَ الطَّائِفِ، فَلَمَّا تَبَيَّنَ لَهُمْ أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ غَيْرُ رَادٍّ إِلَيْهِمْ إِلاَّ إِحْدَى الطَّائِفَتَيْنِ قَالُوا: فَإِنَّا نَخْتَارُ سَبْيَنَا. فَقَامَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فِي الْمُسْلِمِينَ، فَأَثْنَى عَلَى اللَّهِ بِمَا هُوَ أَهْلُهُ ثُمَّ قَالَ: \"أَمَّا بَعْدُ: فَإِنَّ إِخْوَانَكُمْ هَؤُلاَءِ قَدْ جَاءُونَا تَائِبِينَ، وَإِنِّي قَدْ رَأَيْتُ أَنْ أَرُدَّ إِلَيْهِمْ سَبْيَهُمْ، فَمَنْ أَحَبَّ مِنْكُمْ أَنْ يُطَيِّبَ بِذَلِكَ فَلْيَفْعَلْ، وَمَنْ أَحَبَّ مِنْكُمْ أَنْ يَكُونَ عَلَى حَظِّهِ حَتَّى نُعْطِيَهُ إِيَّاهُ مِنْ أَوَّلِ مَا يُفِيءُ اللَّهُ عَلَيْنَا فَلْيَفْعَلْ\". فَقَالَ النَّاسُ: قَدْ طَيَّبْنَا ذَلِكَ لِرَسُولِ اللَّهِ ﷺ. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"إِنَّا لاَ نَدْرِي مَنْ أَذِنَ مِنْكُمْ فِي ذَلِكَ مِمَّنْ لَمْ يَأْذَنْ، فَارْجِعُوا حَتَّى يَرْفَعُوا إِلَيْنَا عُرَفَاؤُكُمْ أَمْرَكُمْ\". فَرَجَعَ النَّاسُ فَكَلَّمَهُمْ عُرَفَاؤُهُمْ، ثُمَّ رَجَعُوا إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَأَخْبَرُوهُ أَنَّهُمْ قَدْ طَيَّبُوا وَأَذِنُوا.",
    "albanian": "2307, 2308 - Seid ibn Ufejri na ka thënë: Më ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve se Mervan ibn Hakemi dhe Misver ibn Mahremi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregojnë se, kur delegatët e fisit hevazin, të konvertuar në Islam, erdhën tek i Dërguari i Allahut ﷺ që të kërkonin kthimin e pasurive dhe robërve të luftës, i Dërguari i Allahut ﷺ u tha: “Fjalët më të dashura për mua janë fjalët e vërteta, andaj zgjidhni njërën: ose robërit, ose pasurinë, ngase kam qenë duke ju pritur.” I Dërguari i Allahut ﷺ i kishte pritur mbi trembëdhjetë ditë pasi ishte larguar nga Taifi. Kur ata kuptuan se i Dërguari i Allahut ﷺ do t'ua kthejë vetëm njërën prej këtyre dy gjërave, thanë: “E po, po i zgjedhim familjarët tanë të zënë robër lufte.” I Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit, e lavdëroi Allahun, ashtu siç i takon, dhe tha: “E, më pas; Vërtet, vëllezërit tuaj kanë ardhur të penduar dhe unë mendoj t'ua kthej familjarët e tyre të zënë robër lufte. Andaj, kush dëshiron që vullnetarisht t'ua kthejë, le ta bëjë, e, kush dëshiron t'i mbajë derisa ta paguajmë prej plaçkës së parë që Allahu do të na dhurojë, le të presë.” Njerëzit thanë: “Po ua kthejmë vullnetarisht, për hir të të Dërguarit të Allahut ﷺ.” - “Ne nuk dimë kush po i jep vullnetarisht e kush jo, andaj kthehuni te prijësit tuaj (të flitni me ta) , që ata të na tregojnë për secilin prej jush”, - u tha i Dërguari i Allahut ﷺ. Njerëzit u kthyen dhe biseduan me përfaqësuesit e vet, të cilët shkuan tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i treguan se të gjithë po i kthejnë vullnetarisht (robërit e luftës)."
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2307.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2307.json"
  }
}