Sahihu i Buhariut — Hadithi 2317

Autorizimi · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Ismail ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Abdullah ibn Ebu Bekër ibn Hazmi, e ky nga Amra bint Abdurrahmani se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Qaforet e kurbanit të të Dërguarit të Allahut ﷺ i kam thurur me duart e mia, pastaj i Dërguari i Allahut ﷺ ia vendosi qaforet me duart e veta dhe e dërgoi te babai im (në Mekë). Megjithatë, të Dërguarit të Allahut ﷺ asgjë prej atyre që Allahu ia kishte lejuar, nuk iu bë e ndaluar, derisa u ther kurbani.”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ قَالَ: حَدَّثَنِي مَالِكٌ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي بَكْرِ بْنِ حَزْمٍ، عَنْ عَمْرَةَ بِنْتِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ: أَنَّهَا أَخْبَرَتْهُ: قَالَتْ، عَائِشَةُ - رضى الله عنها -: أَنَا فَتَلْتُ قَلاَئِدَ هَدْىِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ بِيَدَىَّ، ثُمَّ قَلَّدَهَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ بِيَدَيْهِ، ثُمَّ بَعَثَ بِهَا مَعَ أَبِي، فَلَمْ يَحْرُمْ عَلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ شَىْءٌ أَحَلَّهُ اللَّهُ لَهُ حَتَّى نُحِرَ الْهَدْىُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2317