{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/2318",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/2318",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 2318",
  "text": "Jahja ibn Jahjai më ka thënë: Kam lexuar në prani të Malikut, e ky nga Is'hak ibn Abdullahu se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ebu Talhai ishte më i pasuri ndër ensarë, ndërsa pasuria më e dashur e tij ishte kopshti Bejruha, që ndodhej përpara xhamisë. Herë pas here, i Dërguari i Allahut ﷺ hynte në të dhe pinte ujë nga një burim i pastër uji. Kur zbriti ajeti: “Kurrsesi nuk do të arrini mirësinë e lartë, përderisa të mos ndani një pjesë nga ajo që e doni...”, (Ali Imran, 92) Ebu Talhai shkoi dhe i tha Pejgamberit ﷺ: - O i Dërguari i Allahut, Allahu në Librin e Tij po thotë: “Kurrsesi nuk do të arrini mirësinë e lartë, përderisa të mos ndani një pjesë nga ajo që e doni...” (Ali Imran, 92) Ndërkaq, pasuria ime më e dashur është kopshti Bejruha, pra, po e dhuroj sadaka për hir të Allahut, duke synuar mirësinë dhe shpërblimin tek Allahu. Andaj, o i Dërguari i Allahut, vepro me të si të duash. - “Të lumtë! Kjo është pasuri fitimprurëse. Kjo është pasuri fitimprurëse. Të dëgjova çfarë the. Unë propozoj t'ua japësh farefisit”, - i tha Pejgamberi ﷺ. - Ashtu do t'ia bëj, o i Dërguari i Allahut, - tha Ebu Talhai dhe ua ndau kopshtin farefisit dhe djemve të xhaxhait të tij. (Transmetimin e) Jahja ibn Jahjait e fuqizon Ismaili nga Maliku. Po ashtu, Revhu transmeton nga Maliku se e ka përdorur fjalën \"rabih (رابح)\" : fitimprurëse.",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Autorizimi",
    "position": 40,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/40/autorizimi"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 2318",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Enes ibn Malik Ensariu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنِي يَحْيَى بْنُ يَحْيَى قَالَ: قَرَأْتُ عَلَى مَالِكٍ عَنْ إِسْحَاقَ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ: أَنَّهُ سَمِعَ أَنَسَ بْنَ مَالِكٍ - رضى الله عنه - يَقُولُ: كَانَ أَبُو طَلْحَةَ أَكْثَرَ الأَنْصَارِ بِالْمَدِينَةِ مَالاً، وَكَانَ أَحَبَّ أَمْوَالِهِ إِلَيْهِ بيرُحَاءَ وَكَانَتْ مُسْتَقْبِلَةَ الْمَسْجِدَ، وَكَانَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يَدْخُلُهَا وَيَشْرَبُ مِنْ مَاءٍ فِيهَا طَيِّبٍ فَلَمَّا نَزَلَتْ ﴿لَنْ تَنَالُوا الْبِرَّ حَتَّى تُنْفِقُوا مِمَّا تُحِبُّونَ...﴾ [آل عمران: ٩٢] قَامَ أَبُو طَلْحَةَ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنَّ اللَّهَ تَعَالَى يَقُولُ فِي كِتَابِهِ: ﴿لَنْ تَنَالُوا الْبِرَّ حَتَّى تُنْفِقُوا مِمَّا تُحِبُّونَ...﴾ [آل عمران: ٩٢] وَإِنَّ أَحَبَّ أَمْوَالِي إِلَىَّ بيرُحَاءَ، وَإِنَّهَا صَدَقَةٌ لِلَّهِ أَرْجُو بِرَّهَا وَذُخْرَهَا عِنْدَ اللَّهِ فَضَعْهَا يَا رَسُولَ اللَّهِ، حَيْثُ شِئْتَ. فَقَالَ: \"بَخٍ، ذَلِكَ مَالٌ رَائِحٌ، ذَلِكَ مَالٌ رَائِحٌ. قَدْ سَمِعْتُ مَا قُلْتَ فِيهَا، وَأَرَى أَنْ تَجْعَلَهَا فِي الأَقْرَبِينَ\". قَالَ: أَفْعَلُ يَا رَسُولَ اللَّهِ. فَقَسَمَهَا أَبُو طَلْحَةَ فِي أَقَارِبِهِ وَبَنِي عَمِّهِ. تَابَعَهُ إِسْمَاعِيلُ عَنْ مَالِكٍ. وَقَالَ رَوْحٌ عَنْ مَالِكٍ \"رَابِحٌ\".",
    "albanian": "Jahja ibn Jahjai më ka thënë: Kam lexuar në prani të Malikut, e ky nga Is'hak ibn Abdullahu se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ebu Talhai ishte më i pasuri ndër ensarë, ndërsa pasuria më e dashur e tij ishte kopshti Bejruha, që ndodhej përpara xhamisë. Herë pas here, i Dërguari i Allahut ﷺ hynte në të dhe pinte ujë nga një burim i pastër uji. Kur zbriti ajeti: “Kurrsesi nuk do të arrini mirësinë e lartë, përderisa të mos ndani një pjesë nga ajo që e doni...”, (Ali Imran, 92) Ebu Talhai shkoi dhe i tha Pejgamberit ﷺ: - O i Dërguari i Allahut, Allahu në Librin e Tij po thotë: “Kurrsesi nuk do të arrini mirësinë e lartë, përderisa të mos ndani një pjesë nga ajo që e doni...” (Ali Imran, 92) Ndërkaq, pasuria ime më e dashur është kopshti Bejruha, pra, po e dhuroj sadaka për hir të Allahut, duke synuar mirësinë dhe shpërblimin tek Allahu. Andaj, o i Dërguari i Allahut, vepro me të si të duash. - “Të lumtë! Kjo është pasuri fitimprurëse. Kjo është pasuri fitimprurëse. Të dëgjova çfarë the. Unë propozoj t'ua japësh farefisit”, - i tha Pejgamberi ﷺ. - Ashtu do t'ia bëj, o i Dërguari i Allahut, - tha Ebu Talhai dhe ua ndau kopshtin farefisit dhe djemve të xhaxhait të tij. (Transmetimin e) Jahja ibn Jahjait e fuqizon Ismaili nga Maliku. Po ashtu, Revhu transmeton nga Maliku se e ka përdorur fjalën \"rabih (رابح)\" : fitimprurëse."
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2318.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2318.json"
  }
}