Sahihu i Buhariut — Hadithi 2322

Bujqësia · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Muadh ibn Fedale na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e ky nga Jahja ibn Ebu Kethiri, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Atij që mban qen, shpërblimi i veprave i pakësohet çdo ditë nga një kirat, përveç qenit për bujqësi ose bagëti.” Ibn Sirini dhe Ebu Salihu transmetojnë nga Ebu Hurejra se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “... përveç qenit të bagëtisë, bujqësisë dhe gjuetisë.” Ebu Hazimi transmeton nga Ebu Hurejra se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “... përveç qenit të bagëtisë dhe gjuetisë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُعَاذُ بْنُ فَضَالَةَ: حَدَّثَنَا هِشَامٌ، عَنْ يَحْيَى بْنِ أَبِي كَثِيرٍ، عَنْ أَبِي سَلَمَةَ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "مَنْ أَمْسَكَ كَلْبًا فَإِنَّهُ يَنْقُصُ كُلَّ يَوْمٍ مِنْ عَمَلِهِ قِيرَاطٌ، إِلاَّ كَلْبَ حَرْثٍ أَوْ مَاشِيَةٍ". قَالَ ابْنُ سِيرِينَ وَأَبُو صَالِحٍ عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ عَنِ النَّبِيِّ ﷺ: "إِلاَّ كَلْبَ غَنَمٍ أَوْ حَرْثٍ أَوْ صَيْدٍ". وَقَالَ أَبُو حَازِمٍ عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ عَنِ النَّبِيِّ ﷺ: "كَلْبَ مَاشِيَةٍ أَوْ صَيْدٍ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2322