Sahihu i Buhariut — Hadithi 2324

Bujqësia · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Sadi, e ky e ka dëgjuar Ebu Selemen se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Teksa një burrë ishte hipur mbi një lopë, ajo iu kthye dhe i tha: “Unë nuk jam krijuar për këtë, unë jam krijuar për bujqësi.” Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Unë e besoj këtë, e edhe Ebu Bekri me Omerin.” Pastaj vazhdoi: “Një ujk rrëmbeu një dele dhe bariu filloi ta ndjekë. Ujku iu kthye dhe i tha: “E kush do t'i ruajë në ditët e sprovave, ditët kur nuk do të ketë rojtar përveç meje?” Pastaj Pejgamberi ﷺ tha: “Unë e besoj këtë, e edhe Ebu Bekri me Omerin.” Ebu Seleme thotë: “Atë ditë ata dy nuk ishin të pranishëm.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ بَشَّارٍ: حَدَّثَنَا غُنْدَرٌ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنْ سَعْدٍ قَالَ: سَمِعْتُ أَبَا سَلَمَةَ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "بَيْنَمَا رَجُلٌ رَاكِبٌ عَلَى بَقَرَةٍ الْتَفَتَتْ إِلَيْهِ. فَقَالَتْ: لَمْ أُخْلَقْ لِهَذَا، خُلِقْتُ لِلْحِرَاثَةِ، - قَالَ: - آمَنْتُ بِهِ أَنَا وَأَبُو بَكْرٍ وَعُمَرُ. وَأَخَذَ الذِّئْبُ شَاةً فَتَبِعَهَا الرَّاعِي، فَقَالَ لَهُ الذِّئْبُ: مَنْ لَهَا يَوْمَ السَّبُعِ؟ يَوْمَ لاَ رَاعِيَ لَهَا غَيْرِي؟ - قَالَ: - آمَنْتُ بِهِ أَنَا وَأَبُو بَكْرٍ وَعُمَرُ". قَالَ أَبُو سَلَمَةَ: مَا هُمَا يَوْمَئِذٍ فِي الْقَوْمِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2324