Sahihu i Buhariut — Hadithi 2332

Bujqësia · Transmetuesi: Rafi ibn Hadixhi

Shqip

Sadaka ibn Fadli na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Ujejne, e ky nga Jahjai, e ky e ka dëgjuar Handhale Zurakiun se Rafiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ne (ensarët) kishim më së shumti të mbjella nga të gjithë banorët e Medinës. Nganjëherë e jepnim arën me qira dhe thoshim: “Prodhimet e kësaj pjese të arës më takojnë mua, kurse prodhimet e pjesës tjetër të saj të takojnë ty.” Kishte raste kur njëra pjesë nxirrte prodhime, kurse tjetra jo. Andaj, Pejgamberi ﷺ ua ndaloi një veprim të tillë.

Arabisht

حَدَّثَنَا صَدَقَةُ بْنُ الْفَضْلِ: أَخْبَرَنَا ابْنُ عُيَيْنَةَ، عَنْ يَحْيَى: سَمِعَ حَنْظَلَةَ الزُّرَقِيَّ، عَنْ رَافِعٍ - رضى الله عنه - قَالَ: كُنَّا أَكْثَرَ أَهْلِ الْمَدِينَةِ حَقْلاً، وَكَانَ أَحَدُنَا يُكْرِي أَرْضَهُ، فَيَقُولُ: هَذِهِ الْقِطْعَةُ لِي وَهَذِهِ لَكَ، فَرُبَّمَا أَخْرَجَتْ ذِهِ وَلَمْ تُخْرِجْ ذِهِ، فَنَهَاهُمُ النَّبِيُّ ﷺ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2332