Sahihu i Buhariut — Hadithi 2362

Ujitja · Transmetuesi: Urve ibn Zubejri

Shqip

Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Mahledi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka treguar Ibn Shihabi se Urve ibn Zubejri tregon se një burrë ensar e paditi Zubejrin për vadën me të cilën e ujitnin kopshtin. I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “O Zubejr, ujite kopshtin tënd, pastaj ujin lëshoja fqinjit.” Pra, e urdhëroi për mirësi. - Ngaqë është djali hallës sate? - tha ensariu. Sakaq të Dërguarit të Allahut ﷺ i ndryshoi fytyra dhe tha: “Ujite kopshtin, pastaj bllokoje ujin, derisa të ngopet mirë.” Pra, gjykoi me drejtësi, aq sa i takonte Zubejrit. Zubejri thotë: “Betohem në Allahun se ajeti në vijim ka zbritur për këtë rast: “Jo, për Zotin tënd, ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë, derisa të të marrin ty për gjykues për kundërshtitë mes tyre...” (Nisa, 65) Ibn Shihabi më ka thënë: “Pas kësaj, ensarët dhe të tjerët e morën si kriter për matjen e ujitjes fjalën e Pejgamberit ﷺ: “Ujite, pastaj bllokoje, derisa kopshti të ngopet mirë” , dhe rezultoi që ujitja duhej të vazhdonte derisa uji të arrinte te zogu i këmbës.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدٌ: أَخْبَرَنَا مَخْلَدٌ قَالَ: أَخْبَرَنِي ابْنُ جُرَيْجٍ قَالَ: حَدَّثَنِي ابْنُ شِهَابٍ، عَنْ عُرْوَةَ بْنِ الزُّبَيْرِ أَنَّهُ حَدَّثَهُ: أَنَّ رَجُلاً مِنَ الأَنْصَارِ خَاصَمَ الزُّبَيْرَ فِي شِرَاجٍ مِنَ الْحَرَّةِ يَسْقِي بِهَا النَّخْلَ. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "اسْقِ يَا زُبَيْرُ - فَأَمَرَهُ بِالْمَعْرُوفِ - ثُمَّ أَرْسِلْ إِلَى جَارِكَ". فَقَالَ الأَنْصَارِيُّ: أَنْ كَانَ ابْنَ عَمَّتِكَ؟ فَتَلَوَّنَ وَجْهُ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ ثُمَّ قَالَ: "اسْقِ ثُمَّ احْبِسْ حَتَّى يَرْجِعَ الْمَاءُ إِلَى الْجَدْرِ". وَاسْتَوْعَى لَهُ حَقَّهُ. فَقَالَ الزُّبَيْرُ: وَاللَّهِ إِنَّ هَذِهِ الآيَةَ أُنْزِلَتْ فِي ذَلِكَ: ﴿َلاَ وَرَبِّكِ لاَ يُؤْمِنُونَ حَتَّى يُحَكِّمُوكَ فِيمَا شَجَرَ بَيْنَهُمْ...﴾ [النساء: ٦٥] قَالَ لِي ابْنُ شِهَابٍ: فَقَدَّرَتِ الأَنْصَارُ وَالنَّاسُ قَوْلَ النَّبِيِّ ﷺ: "اسْقِ ثُمَّ احْبِسْ حَتَّى يَرْجِعَ إِلَى الْجَدْرِ". وَكَانَ ذَلِكَ إِلَى الْكَعْبَيْنِ. الْجَدْرِ هُوَ: الأصْلُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2362