Sahihu i Buhariut — Hadithi 2366

Ujitja · Transmetuesi: Sehël ibn Sad Saidiu

Shqip

Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Abdulazizi, e ky nga Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “ Të Dërguarit të Allahut ﷺ i sollën një tas, nga i cili piu, ndërsa në të djathtë kishte një fëmijë, i cili ishte më i riu nga të gjithë, kurse të vjetrit ndodheshin në të majtë të tij. Pejgamberi ﷺ iu drejtua djaloshit: - “O djalosh, a më lejon t'ua jap më të vjetërve?” - Nuk do t'i jepja përparësi askujt për të pirë atë që më takon mua, prej asaj që ka mbetur nga ti, o i Dërguari i Allahut! - ia ktheu djaloshi. Kështu, Pejgamberi ﷺ ia dha ibrikun atij.”

Arabisht

حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْعَزِيزِ، عَنْ أَبِي حَازِمٍ، عَنْ سَهْلِ بْنِ سَعْدٍ - رضى الله عنه - قَالَ: أُتِيَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ بِقَدَحٍ فَشَرِبَ وَعَنْ يَمِينِهِ غُلاَمٌ، هُوَ أَحْدَثُ الْقَوْمِ، وَالأَشْيَاخُ عَنْ يَسَارِهِ قَالَ: "يَا غُلاَمُ، أَتَأْذَنُ لِي أَنْ أُعْطِيَ الأَشْيَاخَ؟" فَقَالَ: مَا كُنْتُ لِأُوثِرَ بِنَصِيبِي مِنْكَ أَحَدًا يَا رَسُولَ اللَّهِ. فَأَعْطَاهُ إِيَّاهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2366