Sahihu i Buhariut — Hadithi 2377

Ujitja · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Lejthiu transmeton nga Jahja ibn Seidi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ i thirri ensarët për t'u dhënë një pjesë toke në Bahrejn. Ata thanë: “O i Dërguari i Allahut, nëse do të na japësh neve, atëherë shkruajua edhe vëllezërve tanë muhaxhirë një pjesë sikurse neve. Por, Pejgamberi ﷺ nuk deshi kështu, andaj tha: “Pas vdekjes sime do të përballeni me anashkalim të të drejtave tuaja, andaj duroni, derisa të më takoni.”

Arabisht

وَقَالَ اللَّيْثُ عَنْ يَحْيَى بْنِ سَعِيدٍ، عَنْ أَنَسٍ - رضى الله عنه -: دَعَا النَّبِيُّ ﷺ الأَنْصَارَ لِيُقْطِعَ لَهُمْ بِالْبَحْرَيْنِ، فَقَالُوا: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنْ فَعَلْتَ فَاكْتُبْ لإِخْوَانِنَا مِنْ قُرَيْشٍ بِمِثْلِهَا، فَلَمْ يَكُنْ ذَلِكَ عِنْدَ النَّبِيِّ ﷺ فَقَالَ: "[إِنَّكُمْ] سَتَرَوْنَ بَعْدِي أَثَرَةً فَاصْبِرُوا حَتَّى تَلْقَوْنِي".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2377