Sahihu i Buhariut — Hadithi 2390

Huaja dhe kthimi i saj, bllokimi i pasurisë dhe falimentimi · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Seleme ibn Kuhejli, e ky e ka dëgjuar Ebu Selemen në Mina se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një burrë vajti tek i Dërguari i Allahut ﷺ duke kërkuar me ashpërsi t'i kthejë një borxh. Sahabët deshën ta kapin, por Pejgamberi ﷺ u tha: “Lëreni, se huadhënësi ka të drejtë të kërkojë borxhin e tij sa herë të dojë. Blijini një deve dhe jepjani!” - Nuk ka të moshës së njëjtë, veç më të madhe, - i thanë. - “Blijeni (atë të moshës më të madhe) dhe jepjani, sepse më i miri prej jush është ai që e kthen huan në formën më të mirë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو الْوَلِيدِ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ: أَخْبَرَنَا سَلَمَةُ بْنُ كُهَيْلٍ قَالَ: سَمِعْتُ أَبَا سَلَمَةَ، بِمِنَى يُحَدِّثُ عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه -: أَنَّ رَجُلاً تَقَاضَى رَسُولَ اللَّهِ ﷺ، فَأَغْلَظَ لَهُ، فَهَمَّ أَصْحَابُهُ، فَقَالَ: "دَعُوهُ، فَإِنَّ لِصَاحِبِ الْحَقِّ مَقَالاً. وَاشْتَرُوا لَهُ بَعِيرًا، فَأَعْطُوهُ إِيَّاهُ". وَقَالُوا: لاَ نَجِدُ إِلاَّ أَفْضَلَ مِنْ سِنِّهِ. قَالَ: "اشْتَرُوهُ فَأَعْطُوهُ إِيَّاهُ، فَإِنَّ خَيْرَكُمْ أَحْسَنُكُمْ قَضَاءً".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2390