Sahihu i Buhariut — Hadithi 2392

Huaja dhe kthimi i saj, bllokimi i pasurisë dhe falimentimi · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Musededi na ka treguar nga Jahjai, e ky nga Sufjani, e këtij i ka treguar Seleme ibn Kuhejli, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një burrë erdhi për t'i kërkuar Pejgamberit ﷺ një deve që ia kishte dhënë borxh më herët. I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Jepjani!” - Nuk po gjejmë tjetër përveçse më të madhe (në moshë), - i thanë. - Ma ktheve hakun tim tërësisht, Allahu ta ktheftë me të mirë! - i tha burri në fjalë. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Jepjani, sepse më i miri prej jush është ai që e kthen huan në formën më të mirë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ، عَنْ يَحْيَى، عَنْ سُفْيَانَ: حَدَّثَنِي سَلَمَةُ بْنُ كُهَيْلٍ، عَنْ أَبِي سَلَمَةَ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - أَنَّ رَجُلاً أَتَى النَّبِيَّ ﷺ يَتَقَاضَاهُ بَعِيرًا قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "أَعْطُوهُ". فَقَالُوا: مَا نَجِدُ إِلاَّ سِنًّا أَفْضَلَ مِنْ سِنِّهِ. فَقَالَ الرَّجُلُ: أَوْفَيْتَنِي أَوْفَاكَ اللَّهُ. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "أَعْطُوهُ فَإِنَّ مِنْ خِيَارِ النَّاسِ أَحْسَنَهُمْ قَضَاءً".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2392