Sahihu i Buhariut — Hadithi 2393

Huaja dhe kthimi i saj, bllokimi i pasurisë dhe falimentimi · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Seleme, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ një personi i kishte borxh një deve, andaj ai erdhi për t'ia kërkuar. Pejgamberi ﷺ tha: “Jepjani!” Ata kërkuan një të moshës së njëjtë, por nuk gjetën, përveçse më të madhe. Pejgamberi ﷺ tha: “Jepjani atë!” - Ma ktheve hakun tim tërësisht, Allahu ta ktheftë me të mirë! - i tha burri në fjalë. - “Më i miri prej jush është ai që e kthen borxhin në formën më të mirë”, - tha Pejgamberi ﷺ.

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو نُعَيْمٍ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، عَنْ سَلَمَةَ، عَنْ أَبِي سَلَمَةَ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: كَانَ لِرَجُلٍ عَلَى النَّبِيِّ ﷺ سِنٌّ مِنَ الإِبِلِ فَجَاءَهُ يَتَقَاضَاهُ، فَقَالَ ﷺ: "أَعْطُوهُ". فَطَلَبُوا سِنَّهُ، فَلَمْ يَجِدُوا لَهُ إِلاَّ سِنًّا فَوْقَهَا. فَقَالَ: "أَعْطُوهُ". فَقَالَ: أَوْفَيْتَنِي، وَفَّى اللَّهُ بِكَ. قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "إِنَّ خِيَارَكُمْ أَحْسَنُكُمْ قَضَاءً".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2393