Sahihu i Buhariut — Hadithi 2395

Huaja dhe kthimi i saj, bllokimi i pasurisë dhe falimentimi · Transmetuesi: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Shqip

Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar i biri i Kab ibn Malikut se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se, babai i tij kishte rënë shehid në Luftën e Uhudit dhe pas vetes kishte lënë borxhe. Kështu, borxhlinjtë filluan t'i kërkojnë borxhet, andaj shkova te Pejgamberi ﷺ, i cili u kërkoi atyre t'i pranojnë hurmat e kopshtit tim dhe t'ia falin pjesën e mbetur të borxhit, por ata refuzuan. Pejgamberi ﷺ nuk donte t'ua jepte të gjithë kopshtin dhe më tha: “Nesër do të vijmë te ti.” Në mëngjes, erdhi te ne, hyri në kopsht dhe shëtiti gjithandej duke bërë lutje për bekimin e frutave. Pastaj i vola dhe i ktheva borxhet, si dhe mbetën hurma edhe për ne.

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدَانُ: أَخْبَرَنَا عَبْدُ اللَّهِ: أَخْبَرَنَا يُونُسُ، عَنِ الزُّهْرِيِّ قَالَ: حَدَّثَنِي ابْنُ كَعْبِ بْنِ مَالِكٍ، أَنَّ جَابِرَ بْنَ عَبْدِ اللَّهِ - رضى الله عنهما - أَخْبَرَهُ أَنَّ أَبَاهُ قُتِلَ يَوْمَ أُحُدٍ شَهِيدًا، وَعَلَيْهِ دَيْنٌ فَاشْتَدَّ الْغُرَمَاءُ فِي حُقُوقِهِمْ، فَأَتَيْتُ النَّبِيَّ ﷺ فَسَأَلَهُمْ أَنْ يَقْبَلُوا تَمْرَ حَائِطِي وَيُحَلِّلُوا أَبِي فَأَبَوْا، فَلَمْ يُعْطِهِمِ النَّبِيُّ ﷺ حَائِطِي، وَقَالَ: "سَنَغْدُو عَلَيْكَ". فَغَدَا عَلَيْنَا حِينَ أَصْبَحَ، فَطَافَ فِي النَّخْلِ، وَدَعَا فِي ثَمَرِهَا بِالْبَرَكَةِ، فَجَدَدْتُهَا فَقَضَيْتُهُمْ، وَبَقِيَ لَنَا مِنْ تَمْرِهَا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2395