Sahihu i Buhariut — Hadithi 24

Besimi · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Malik ibn Enesi nga Ibn Shihabi, e ky nga Salimi, i biri i Abdullahut, se babai i tij Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ kaloi pranë një burri ensar, i cili po e qortonte vëllanë e vet për shkak të turpit. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ i tha: “Lëre, se turpi është prej imanit.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ قَالَ: أَخْبَرَنَا مَالِكُ بْنُ أَنَسٍ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ سَالِمِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ، عَنْ أَبِيهِ: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ مَرَّ عَلَى رَجُلٍ مِنَ الأَنْصَارِ وَهُوَ يَعِظُ أَخَاهُ فِي الْحَيَاءِ، فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: ‏ ‏"‏دَعْهُ فَإِنَّ الْحَيَاءَ مِنَ الإِيمَانِ‏"‏‏‏.‏ ‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/24