{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/240",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/240",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 240",
  "text": "Abdani na ka thënë: Më ka rrëfyer babai im, e ky nga Shuëbe, e ky nga Ebu Is'haku, e ky nga Amër ibn Mejmuni, e ky nga Abdullahu se, ndërsa i Dërguari i Allahut ﷺ ishte në sexhde. [t]: Ahmed ibn Othmani na ka thënë: Na ka treguar Shurejh ibn Mesleme, e këtij i ka treguar Ibrahim ibn Jusufi, e ky nga babai i tij, e ky nga Ebu Is'haku, e këtij i ka treguar Amër ibn Mejmuni se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se një ditë, teksa Pejgamberi ﷺ po falej në Qabe, Ebu Xhehli e disa shokë të tij, që ishin në një ndejë, i thanë njëri-tjetrit: “Kush guxon të sjellë zorrët e devesë së filan fisit dhe t'ia hedhë mbi shpinë Muhamedit kur ai të bjerë në sexhde?” U ngrit më i keqi prej tyre, shkoi e gjeti diçka të tillë dhe priti derisa Pejgamberi ﷺ të binte në sexhde, e në atë rast ia hodhi ato mbi shpinë, mes dy shpatullave. Unë po e shikoja tërë ngjarjen, por nuk mund të ndërmerrja asgjë. Ah, sikur të kisha krahun (e ndokujt që t'i pengoja)! Filluan të qeshnin dhe t'i hidheshin njëri-tjetrit në shpinë (nga të qeshurit e shumtë), kurse i Dërguari i Allahut ﷺ qëndronte në sexhde pa e ngritur kokën, derisa vajti Fatimja dhe ia largoi nga shpina. Pasi e ngriti kokën, Pejgamberi ﷺ u lut tri herë me këto fjalë: “O Allah, shkatërroji këta kurejshë !” Kjo lutje i shqetësoi ata, sepse ishin të bindur se në këtë vend (Mekë) duaja pranohet. Pastaj i përmendi edhe me emra: “O Allah, shkatërroje Ebu Xhehlin, shkatërroje Utbe ibn Rabian, Shejbe ibn Rabian, Velid ibn Utben, Umeje ibn Halefin dhe Ukbe ibn Ebu Muajtin!” E përmendi edhe të shtatin, por nuk më kujtohet emri i tij. Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se të gjithë këta të cilëve i Dërguari i Allahut ﷺ ua përmendi emrat, i kam parë të vrarë në pus, në Pusin e Bedrit.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Abdesi",
    "position": 4,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/4/abdesi"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 240",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdullah ibn Mesudi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عَبْدَانُ قَالَ: أَخْبَرَنِي أَبِي، عَنْ شُعْبَةَ، عَنْ أَبِي إِسْحَاقَ، عَنْ عَمْرِو بْنِ مَيْمُونٍ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ قَالَ: بَيْنَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ سَاجِدٌ؛ [ح:] وَحَدَّثَنِي أَحْمَدُ بْنُ عُثْمَانَ قَالَ: حَدَّثَنَا شُرَيْحُ بْنُ مَسْلَمَةَ قَالَ: حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ بْنُ يُوسُفَ عَنْ أَبِيهِ عَنْ أَبِي إِسْحَاقَ قَالَ: حَدَّثَنِي عَمْرُو بْنُ مَيْمُونٍ: أَنَّ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ مَسْعُودٍ حَدَّثَهُ أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ كَانَ يُصَلِّي عِنْدَ الْبَيْتِ، وَأَبُو جَهْلٍ وَأَصْحَابٌ لَهُ جُلُوسٌ، إِذْ قَالَ بَعْضُهُمْ لِبَعْضٍ: أَيُّكُمْ يَجِيءُ بِسَلَى جَزُورِ بَنِي فُلاَنٍ فَيَضَعُهُ عَلَى ظَهْرِ مُحَمَّدٍ إِذَا سَجَدَ؟ فَانْبَعَثَ أَشْقَى الْقَوْمِ فَجَاءَ بِهِ، فَنَظَرَ حَتَّى إِذَا سَجَدَ النَّبِيُّ ﷺ وَضَعَهُ عَلَى ظَهْرِهِ بَيْنَ كَتِفَيْهِ وَأَنَا أَنْظُرُ، لاَ أُغَيِّرُ شَيْئًا، لَوْ كَانَ لِي مَنْعَةٌ. قَالَ: فَجَعَلُوا يَضْحَكُونَ وَيُحِيلُ بَعْضُهُمْ عَلَى بَعْضٍ، وَرَسُولُ اللَّهِ ﷺ سَاجِدٌ لاَ يَرْفَعُ رَأْسَهُ، حَتَّى جَاءَتْهُ فَاطِمَةُ، فَطَرَحَتْ عَنْ ظَهْرِهِ، فَرَفَعَ رَأْسَهُ ثُمَّ قَالَ: \"اللَّهُمَّ عَلَيْكَ بِقُرَيْشٍ\". ثَلاَثَ مَرَّاتٍ، فَشَقَّ عَلَيْهِمْ إِذْ دَعَا عَلَيْهِمْ - قَالَ وَكَانُوا يُرَوْنَ أَنَّ الدَّعْوَةَ فِي ذَلِكَ الْبَلَدِ مُسْتَجَابَةٌ - ثُمَّ سَمَّى: \"اللَّهُمَّ عَلَيْكَ بِأَبِي جَهْلٍ، وَعَلَيْكَ بِعُتْبَةَ بْنِ رَبِيعَةَ، وَشَيْبَةَ بْنِ رَبِيعَةَ، وَالْوَلِيدِ بْنِ عُتْبَةَ، وَأُمَيَّةَ بْنِ خَلَفٍ، وَعُقْبَةَ بْنِ أَبِي مُعَيْطٍ\". وَعَدَّ السَّابِعَ فَلَمْ يَحْفَظْهُ قَالَ: فَوَالَّذِي نَفْسِي بِيَدِهِ، لَقَدْ رَأَيْتُ الَّذِينَ عَدَّ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ صَرْعَى فِي الْقَلِيبِ قَلِيبِ بَدْرٍ.",
    "albanian": "Abdani na ka thënë: Më ka rrëfyer babai im, e ky nga Shuëbe, e ky nga Ebu Is'haku, e ky nga Amër ibn Mejmuni, e ky nga Abdullahu se, ndërsa i Dërguari i Allahut ﷺ ishte në sexhde. [t]: Ahmed ibn Othmani na ka thënë: Na ka treguar Shurejh ibn Mesleme, e këtij i ka treguar Ibrahim ibn Jusufi, e ky nga babai i tij, e ky nga Ebu Is'haku, e këtij i ka treguar Amër ibn Mejmuni se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se një ditë, teksa Pejgamberi ﷺ po falej në Qabe, Ebu Xhehli e disa shokë të tij, që ishin në një ndejë, i thanë njëri-tjetrit: “Kush guxon të sjellë zorrët e devesë së filan fisit dhe t'ia hedhë mbi shpinë Muhamedit kur ai të bjerë në sexhde?” U ngrit më i keqi prej tyre, shkoi e gjeti diçka të tillë dhe priti derisa Pejgamberi ﷺ të binte në sexhde, e në atë rast ia hodhi ato mbi shpinë, mes dy shpatullave. Unë po e shikoja tërë ngjarjen, por nuk mund të ndërmerrja asgjë. Ah, sikur të kisha krahun (e ndokujt që t'i pengoja)! Filluan të qeshnin dhe t'i hidheshin njëri-tjetrit në shpinë (nga të qeshurit e shumtë), kurse i Dërguari i Allahut ﷺ qëndronte në sexhde pa e ngritur kokën, derisa vajti Fatimja dhe ia largoi nga shpina. Pasi e ngriti kokën, Pejgamberi ﷺ u lut tri herë me këto fjalë: “O Allah, shkatërroji këta kurejshë !” Kjo lutje i shqetësoi ata, sepse ishin të bindur se në këtë vend (Mekë) duaja pranohet. Pastaj i përmendi edhe me emra: “O Allah, shkatërroje Ebu Xhehlin, shkatërroje Utbe ibn Rabian, Shejbe ibn Rabian, Velid ibn Utben, Umeje ibn Halefin dhe Ukbe ibn Ebu Muajtin!” E përmendi edhe të shtatin, por nuk më kujtohet emri i tij. Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se të gjithë këta të cilëve i Dërguari i Allahut ﷺ ua përmendi emrat, i kam parë të vrarë në pus, në Pusin e Bedrit.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/240.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/240.json"
  }
}