Musai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Mugire, e ky nga Amiri se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Abdullahu (babai i Xhabirit) u vra dhe la pas fëmijë e borxhe. Kërkova prej borxhlinjve të më falin një pjesë të borxhit, por refuzuan. Andaj, shkova te Pejgamberi ﷺ dhe kërkova që ai të ndërmjetësojë për mua tek ata, por sërish refuzuan. Atëherë, Pejgamberi ﷺ tha: “Shko dhe klasifikoji hurmat e tua: idhk ibn zejdin veçmas, të butat veçmas dhe axhvet veçmas, pastaj thirri borxhlinjtë derisa të vij unë.” Ashtu veprova e Pejgamberi ﷺ erdhi e u ul në mes të hurmave dhe ua mati secilit (aq sa i takonte), derisa i kreu të gjithë, ndërsa hurmat mbetën ashtu siç ishin, sikurse të mos ishin prekur fare.”
حَدَّثَنَا مُوسَى: حَدَّثَنَا أَبُو عَوَانَةَ، عَنْ مُغِيرَةَ، عَنْ عَامِرٍ، عَنْ جَابِرٍ - رضى الله عنه - قَالَ: أُصِيبَ عَبْدُ اللَّهِ وَتَرَكَ عِيَالاً وَدَيْنًا، فَطَلَبْتُ إِلَى أَصْحَابِ الدَّيْنِ أَنْ يَضَعُوا بَعْضًا فَأَبَوْا، فَأَتَيْتُ النَّبِيَّ ﷺ فَاسْتَشْفَعْتُ بِهِ عَلَيْهِمْ فَأَبَوْا، فَقَالَ: "صَنِّفْ تَمْرَكَ كُلَّ شَىْءٍ مِنْهُ عَلَى حِدَتِهِ، عِذْقَ ابْنِ زَيْدٍ عَلَى حِدَةٍ، وَاللِّينَ عَلَى حِدَةٍ، وَالْعَجْوَةَ عَلَى حِدَةٍ، ثُمَّ أَحْضِرْهُمْ حَتَّى آتِيَكَ". فَفَعَلْتُ، ثُمَّ جَاءَ ﷺ فَقَعَدَ عَلَيْهِ، وَكَالَ لِكُلِّ رَجُلٍ حَتَّى اسْتَوْفَى، وَبَقِيَ التَّمْرُ كَمَا هُوَ كَأَنَّهُ لَمْ يُمَسَّ.