{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/2406",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/2406",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 2406",
  "text": "Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Isha në një betejë së bashku me Pejgamberin ﷺ me një deve që e përdornim për punë fushe, e cila (nga rrugëtimi i gjatë) filloi të ngadalësohej dhe më la mbrapa karvanit. Pejgamberi ﷺ e ngërmoi nga mbrapa, pastaj më tha: - “Shitma dhe po ta lë t'i hipësh deri në Medinë.” Kur iu afruam Medinës, i kërkova leje dhe i thashë: - O i Dërguari i Allahut, sapo jam martuar. - “Çfarë nuseje ke marrë: të virgjër apo të ve?” - pyeti Pejgamberi ﷺ. - Të ve. Abdullahu (babai im) u vra në luftë dhe ka lënë vajza të vogla, andaj jam martuar me një të ve, që ajo t'i mësojë e t'i edukojë. - “Atëherë shko te bashkëshortja jote.” Kur erdha në Medinë, i tregova dajës tim që e kam shitur devenë, por ai më qortoi. Gjithashtu i tregova se ajo ishte lodhur dhe se Pejgamberi ﷺ e kishte ngërmuar. Kur arriti Pejgamberi ﷺ, shkova dhe ia dërgova devenë e ai ma dha pagesën për të dhe pjesën time prej plaçkës së luftës, si dhe ma ktheu devenë.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Huaja dhe kthimi i saj, bllokimi i pasurisë dhe falimentimi",
    "position": 43,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/43/huaja-dhe-kthimi-i-saj-bllokimi-i-pasurise-dhe-falimentimi"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 2406",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Xhabir ibn Abdullah Ensariu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "وَغَزَوْتُ مَعَ النَّبِيِّ ﷺ عَلَى نَاضِحٍ لَنَا، فَأَزْحَفَ الْجَمَلُ فَتَخَلَّفَ عَلَىَّ فَوَكَزَهُ النَّبِيُّ ﷺ مِنْ خَلْفِهِ قَالَ: \"بِعْنِيهِ وَلَكَ ظَهْرُهُ إِلَى الْمَدِينَةِ\". فَلَمَّا دَنَوْنَا اسْتَأْذَنْتُ قُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنِّي حَدِيثُ عَهْدٍ بِعُرْسٍ. قَالَ ﷺ: \"فَمَا تَزَوَّجْتَ، بِكْرًا أَمْ ثَيِّبًا؟\" قُلْتُ: ثَيِّبًا، أُصِيبَ عَبْدُ اللَّهِ وَتَرَكَ جَوَارِيَ صِغَارًا، فَتَزَوَّجْتُ ثَيِّبًا تُعَلِّمُهُنَّ وَتُؤَدِّبُهُنَّ. ثُمَّ قَالَ: \"ائْتِ أَهْلَكَ\". فَقَدِمْتُ فَأَخْبَرْتُ خَالِي بِبَيْعِ الْجَمَلِ فَلاَمَنِي، فَأَخْبَرْتُهُ بِإِعْيَاءِ الْجَمَلِ، وَبِالَّذِي كَانَ مِنَ النَّبِيِّ ﷺ وَوَكْزِهِ إِيَّاهُ، فَلَمَّا قَدِمَ النَّبِيُّ ﷺ غَدَوْتُ إِلَيْهِ بِالْجَمَلِ، فَأَعْطَانِي ثَمَنَ الْجَمَلِ وَالْجَمَلَ وَسَهْمِي مَعَ الْقَوْمِ.",
    "albanian": "Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Isha në një betejë së bashku me Pejgamberin ﷺ me një deve që e përdornim për punë fushe, e cila (nga rrugëtimi i gjatë) filloi të ngadalësohej dhe më la mbrapa karvanit. Pejgamberi ﷺ e ngërmoi nga mbrapa, pastaj më tha: - “Shitma dhe po ta lë t'i hipësh deri në Medinë.” Kur iu afruam Medinës, i kërkova leje dhe i thashë: - O i Dërguari i Allahut, sapo jam martuar. - “Çfarë nuseje ke marrë: të virgjër apo të ve?” - pyeti Pejgamberi ﷺ. - Të ve. Abdullahu (babai im) u vra në luftë dhe ka lënë vajza të vogla, andaj jam martuar me një të ve, që ajo t'i mësojë e t'i edukojë. - “Atëherë shko te bashkëshortja jote.” Kur erdha në Medinë, i tregova dajës tim që e kam shitur devenë, por ai më qortoi. Gjithashtu i tregova se ajo ishte lodhur dhe se Pejgamberi ﷺ e kishte ngërmuar. Kur arriti Pejgamberi ﷺ, shkova dhe ia dërgova devenë e ai ma dha pagesën për të dhe pjesën time prej plaçkës së luftës, si dhe ma ktheu devenë.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2406.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2406.json"
  }
}