Sahihu i Buhariut — Hadithi 2410

Konfliktet · Transmetuesi: Abdullah ibn Mesudi

Shqip

Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Abdulmelik ibn Mejsera, e ky e ka dëgjuar Nezalin se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Dëgjova dikë duke lexuar një ajet ndryshe nga ajo që kisha dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke e lexuar. Sakaq e mora për dore dhe shkova tek i Dërguari i Allahut ﷺ, i cili tha: “Të dy e keni mirë.” Shuëbe thotë: “Më duket se ka thënë: “Mos u përçani mes vete, sepse ata që kanë qenë para jush janë shkatërruar pasi janë përçarë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو الْوَلِيدِ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ قَالَ: عَبْدُ الْمَلِكِ بْنُ مَيْسَرَةَ أَخْبَرَنِي قَالَ: سَمِعْتُ النَّزَّالَ، سَمِعْتُ عَبْدَ اللَّهِ يَقُولُ: سَمِعْتُ رَجُلاً قَرَأَ آيَةً سَمِعْتُ مِنَ النَّبِيِّ ﷺ خِلاَفَهَا، فَأَخَذْتُ بِيَدِهِ، فَأَتَيْتُ بِهِ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ: "كِلاَكُمَا مُحْسِنٌ". قَالَ شُعْبَةُ: أَظُنُّهُ قَالَ: "لاَ تَخْتَلِفُوا فَإِنَّ مَنْ [كَانَ] قَبْلَكُمُ اخْتَلَفُوا فَهَلَكُوا".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2410